15 shtator – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomat

Loading Events
  • This event has passed.
Description

15 shtator – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomat

“Gjërat e vogla rrisin vetëbesimin” ky është slogani i Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Limfomën, i cili ka si qëllim përhapjen dhe njohjen e fakteve në lidhje me limfomat, si dhe në fuqizimin e njerëzve me kancer të sistemit limfatik. Hulumtimet kanë treguar se tek pacienti vetëbesimi rritet kur ai ka infomacionin, mbështetjen e duhur dhe eksperiencën pozitive në shërbimet e kujdesit shëndetësor, të cilat luajnë një rol pozitiv në rezultatet shëndetësore të tij. Në këtë ditë njerëzit në të gjithë botën janë të ftuar të bëjnë gjëra të vogla për të mbështetur dhe fuqizuar personat që jetojnë me limfomë. Çdo vit mbi 580,000 njerëz në botë diagnostikohen me limfomë. Ekzistojnë më shumë se 80 lloje të limfomave.

 

Çfarë është Limfoma? 

Limfoma është kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut që quhen limfocite, të cilat janë pjesë e sistemit imunitar të trupit. Limfomat ndikojnë në sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar që ndihmon në mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe disa sëmundje të tjera. Limfomat mund të fillojnë kudo në trup, ku gjenden indet limfatike. Vendet kryesore të indeve limfatike janë: nyjet limfatike, shpretka, timusi, palca e kockave dhe në pjesë të tjera të trupit. Në individët që kanë limfomë, limfocitet ndryshojnë dhe rriten jashtë kontrollit.

Kemi dy tipe kryesore të limfomave:

 

  • Limfoma jo – Hodgkin: shumica e individëve me limfoma kanë këtë tip
  • Limfoma Hodgkin

Limfoma jo-Hodgkin dhe Hodgkin prekin lloje të ndryshme të qelizave limfocitare. Çdo tip i limfomës rritet me një shkallë të ndryshme dhe i përgjigjet ndryshe trajtimit. Mund të prekë çdo moshë përfshirë edhe fëmijët. Limfoma është e trajtueshme dhe pamja mund të ndryshojë në varësi të llojit të limfomës, dhe fazës së saj.

 

Kush janë shkaktarët e limfomave?

Shkaqet e limfomave nuk njihen, por individët mund të jenë në rrezik nëse:

 

  • Ju jeni > 60 vjeç (për Limfomën jo – Hodgkin).
  • Jeni 15 – 40 vjeç ose > 55 vjeç (për limfomën Hodgkin).
  • Jeni mashkull edhe pse disa lloje të limfomës janë më të shprehura tek
  • Keni një sistem imunitar të dobët nga HIV/AIDS, nga transplanti i një organi, ose nëse keni lindur me një sëmundje
  • Keni një sëmundje të sistemit imun si artriti rheumatoid, lupus,
  • Jeni infektuar me virusin e Epstein-Bar, Hepatitin C,
  • Keni një të afërm i cili ka patur limfomë.

 

Cilat janë simptomat/shenjat paralajmëruese të sëmundjes?

  • Ënjtje të gjëndrave limfatike: më shpesh në qafë, sqetull, ose në ije të cilat janë të padhimbshme
  • Kollë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Temperaturë
  • Djersitje gjatë natës
  • Lodhje/ këputje
  • Humbje në peshë
  • Kruarje

KUJDES! Shumë nga këto shenja mund të jenë gjithashtu simptoma paralajmëruese për sëmundje të tjera, ndaj është e nevojshme që të kontaktoni mjekun tuaj për t’u siguruar nëse ju keni limfoma ose jo. Limfoma është e trajtueshme dhe shumica e njerëzve mund të jetojnë për shumë vite pas diagnostikimit dhe mjekimit të tyre.

Start Date - End Date

Sep 15, 2019 - Sep 15, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This