1 Tetori Dita Botërore e të Moshuarve

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

1 Tetori

Dita Botërore e të Moshuarve

 

Çdo vit tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus është mesazhi:

Të drejta të barabarta pavarësisht moshës”

Për të moshuarit diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vete. Kufizimet nga shërbimet sociale, apo etiketimet në media paragjykojnë dhe përjashtojnë të moshuarit në komunitetet e tyre pikërisht në atë moment të jetës, kur vlerësimi duhej të ishte maksimal.

 

Dita Botërore e të Moshuarve kërkon të demonstrojë, se përfshirja e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri, barazi, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë.

 

Kjo tematikë ka për qëllim:

 

  • Të promovojë të drejtat e të moshuarve dhe të tregojë ndikimin, që  kanë në jetën e tyre të përditshme.
  •  
  • përfshijë dhe të mobilizojë sa më shumë individë në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e jetës.

 

 

Plakja dhe shëndeti 

 

Faktet kryesore

  • Mes viteve 2015 dhe 2050, përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet nga 12% në 22%.
  • Deri në vitin 2020, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më i madh, se numri i fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç.
  • Në vitin 2050, 80% e të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
  • Ritmi i plakjes së popullsisë është shumë më i shpejtë se në të kaluarën.
  • Të gjitha vendet përballen me sfida të mëdha për të siguruar, që sistemet e tyre shëndetësore dhe sociale të jenë gati që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë ndryshim demografik.

 

Njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Në vitin 2050 në gjithë botën popullsia e moshës 60 vjeç e lart pritet të arrijë në 2 miliardë nga 900 milionë që ishte në vitin 2015. Sot janë 125 milionë njerëz të moshës 80 vjeç e lart. Deri në vitin 2050 pritet që numri i të moshuarve të kapë shifrën 120 milionë vetëm në Kinë dhe 434 milionë në mbarë botën. Deri në vitin 2050 80% e të gjithë të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ritmi i plakjes së popullsisë në botë po rritet në mënyrë dramatike.

Ky ndryshim në shpërndarjen e popullsisë së një vendi drejt moshave të vjetra, i njohur si plakja e popullsisë, filloi në vendet me të ardhura të larta (për shembull në Japoni 30% e popullsisë tashmë janë mbi 60 vjeç), ndërsa tani kjo situatë po përsëritet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nga mesi i shekullit shumë vende si p.sh.: Kili, Kina, Republika Islamike e Iranit dhe Federata Ruse do të kenë përqindje të ngjashme të njerëzve të moshuar me Japoninë.

 

Rritja e jetëgjatësisë sjell mundësi jo vetëm për njerëzit e moshuar dhe familjet e tyre, por edhe për shoqëritë në tërësi. Megjithatë, shtrirja e këtyre mundësive dhe kontributeve varet shumë nga gjendja shëndetësore e tyre.

 

Sfidat që hasim për gjetjen e ndërhyrjeve efikase ndaj fenomenit të plakjes së popullatës

Ndryshimet mes të moshuarve

Moshimi si proҫes nuk vjen njësoj. Kemi 80-vjeçarë që kanë kapacitete fizike dhe mendore të ngjashme me 20-vjeçarët. Njerëz të tjerë përjetojnë ulje të konsiderueshme të aftësive fizike dhe mendore në mosha shumë të reja. Një përgjigje gjithëpërfshirëse e shëndetit publik duhet të trajtojë këtë gamë të gjerë të përvojave dhe nevojave të njerëzve të moshuar.

 

Pabarazitë shëndetësore

Ndryshimet që shohim tek të moshuarit nuk janë rastësore. Një pjesë e madhe lindin nga mjedisi fizik dhe social i njerëzve, të cilat ndikojnë në sjelljet e tyre shëndetësore. Marrëdhënia që kemi me mjediset tona varet nga karakteristikat personale si: familja ku lind, gjinia dhe etnia, që sjellin pabarazi në shëndet. Politika e shëndetit publik duhet të hartohet për të zvogëluar këto pabarazi.

 

Stereotipet e vjetëruara për të moshuarit

Njerëzit e moshuar shpesh supozohet të jenë të dobët, ose të varur dhe një barrë për shoqërinë. Shëndeti publik dhe shoqëria në tërësi duhet t’i trajtojnë këto qëndrime me të moshuarit, sepse ato sjellin diskriminimin e tyre dhe ndikojnë në mënyrën, se si zhvillohen politikat. Politikat e shëndetit publik duhet të bëjnë të mundur që njerëzit e moshuar të përjetojnë një plakje të shëndetshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Start Date - End Date

Oct 01, 2019 - Oct 01, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This