1-7 Gusht 2020 JAVA BOTËRORE E USHQYERJES ME GJI

Loading Events
  • This event has passed.
Description

1-7 Gusht 2020

JAVA BOTËRORE E USHQYERJES ME GJI

 

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji organizohet çdo vit në 1-7 gusht, dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit, mbrojtjes, promovimit dhe mbështetjes së ushqyerjes me gji në mbarë botën.

Ushqyerja vetëm me gji në gjashtë muajt e parë të jetës njihet tashmë për përfitimet e jashtëzakonshme që ka si te nëna ashtu dhe fëmija. Ajo i siguron foshnjës elementet e nevojshme për mirërritjen dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh si pneumonia, leucemia apo obeziteti, si dhe ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të vezoreve, të gjirit dhe diabetit te nëna.

Në shumë vende të zhvilluara, ushqyerja me gji mbetet në nivele relativisht të ulëta, pavarësisht rekomandimeve të ndryshme lidhur me ushqyerjen me gji. Kjo ndodh për shkak të shumë faktorëve.

 

Fakte

  • Çdo foshnjë dhe fëmijë ka të drejtën për t’u ushqyer mirë, bazuar në “Koventën e të drejtave të fëmijës”.
  • Nënushqyerja është e lidhur me 45% të vdekjeve të fëmijëve.
  • Në vitin 2016, 155 milionë fëmijë nën 5 vjeç kishin mbetur të shkurtër për moshën, 52 milionë ishin të dobët për gjatësinë, dhe 41 milionë ishin mbipeshë apo obezë.
  • Vetëm rreth 40% e foshnjave 0-6 muaj në mbarë botën ushqehen eskluzivisht me gji.
  • Në shumë vende, pak fëmijë të moshës 6-23 muaj marrin ushqyerjen e përshtatshme plotësuese.
  • Rreth 820 000 jetë fëmijësh nën 5 vjeç mund të shpëtohen nëse çdo fëmijë do të ushqehet në mënyrë optimale me gji 0-23 muaj.
  • Ushqyerja me gji përmirëson koeficientin e inteligjencës, siguron performancë më të mirë në shkollë dhe të ardhura më të mira në vitet mëvonshme.

 

Në një botë të mbushur me pabarazi, kriza dhe varfëri, ushqyerja me gji është themeli i një shëndeti të mirë, me efekte pozitive përgjatë gjithë jetës për foshnjet dhe nënat.

Nën sloganin “Mbështet ushqyerjen me gji – për një planet më të shëndetshëm”, synohet të promovohet zgjedhja e ushqyerjes me gji si alternativa më e mirë që ofron shëndet më të mirë për të gjithë dhe me një impakt të rëndësishëm për të gjithë planetin.

 

 

 

USHQYERJA ME GJI PËRGJATË PERIUDHËS SË COVID 19

 

  • A mund të transmetohet COVID-19 përmes ushqyerjes me gji?

 

Studimet e shumta të kryera në të gjitha vendet e prekura nga Covid19 nuk kanë izoluar virusin në qumështin e gjirit tek lehonat e dyshuara apo të konfirmuara për Covid-19.

 

  • Në komunitetet ku COVID-19 është i përhapur, a duhet që nënat të vazhdojnë të ushqejnë foshnjat me gji?

 

Po. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës,  siguron shëndetin gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave. Nga ana tjetër, nuk është vërtetuar transmetimi i COVID-19 përmes qumështit të gjirit prandaj nuk ka arsye për të shmangur ose për të ndaluar ushqyerjen me gji.   

 

 

  • Pas lindjes, a duhet që i porsalinduri të vendoset menjëherë në kontaktin lëkurë me lëkurë me nënën dhe të vendoset në gji, nëse nëna është konfirmuar apo dyshohet se ka COVID-19?

Po. Vendosja  e menjëhershme në kontakt lëkurë me lëkurë duke përfshirë, jo vetem në sallën e lindjes por edhe në vazhdimësi, përmirëson kontrollin e temperaturës  të të porsalindurve dhe ndihmon në zvogëlim të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë neonatale. Vendosja e të porsalindurit afër nënës gjithashtu mundëson fillimin e hershëm të ushqyerjes me gji e cila gjithashtu zvogëlon vdekshmërinë neonatale. Përfitimet e shumta nga kontakti lëkurë me lëkurë dhe ushqyerja me gji i tejkalon ndjeshëm rreziqet e mundshme të transmetimit dhe sëmundjes së lidhur me COVID-19.   

 

  • Nëse një nënë dyshohet se ka COVID-19 apo konfirmohet me këtë sëmundje, a duhet që ajo të vazhdojë ushqyerjen me gji?

 

Po, nëna duhet të vazhdojë ushqyerjen me gji pasi studimet e bazuar në evidencë kanë vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme përfitimet e ushqyerjes me gji për foshnjen  dhe nënën, dhe nuk është vërtetuar transmetimi i COVID-19 përmes qumështit të gjirit.

 

  • Cilat janë rekomandimet për ushqyerjen e fëmijën me gji tek nënat e dyshuara apo konfirmuara me COVID 19?

 

Nëse nëna dyshohet apo konfirmohet se ka COVID-19 ajo duhet:

  • Të lajë shpesh duart me ujë dhe sapun ose ti dezinfektojë me solucione me bazë alkooli, veçanërisht para se të prekë foshnjen.
  • Të vendosë një maskë mjekësore gjatë kohës që ushqen foshnjen me gji.

 

 

Kujdes! Eshtë e rëndësishme që:

  • Të mos preket maska në pjesën e përparme të saj,
  • Të zëvendësohet maska sapo të laget,
  • Të mos përdoret përsëri e njejta maskë,
  • Të hiqet duke u kapur tek lidhëset,
  • Të teshtijë ose kollitet në një shami, e cila hidhet menjëherë në një kosh të mbyllur dhe të lahen duart me ujë dhe sapun.
  • Të pastrojë dhe dezinfektojë rregullisht sipërfaqet brenda shtëpisë.

 

  • Nëse një nënë e konfirmuar me COVID-19 nuk është në gjëndje të ushqehejë foshnjën me gji sepse ajo është shumë e sëmurë ose për shkak të një sëmundjeje tjetër, ateherë kur mund të fillojë përsëri të ushqeheje foshnjen me gji?

 

Një nënë mund të fillojë të ushqeheje foshnjen e saj  me gji kur të ndjehet mirë për ta bërë këtë. Nuk ka asnjë interval kohor të caktuar për të pritur pasi të konfirmohet negativizimi ndaj COVID-19 dhe nuk ka prova që të tregojnë që ushqyerja me gji ndryshon kursin klinik të infeksionit nga COVID-19 tek një nënë. Ajo duhet të ndihmohet që të shërohet, të rikuperojë shëndetin e saj dhe gjithashtu duhet të ndihmohet për të filluar ushqyerjen me gji.

 

 

  • Nëse një nënë e dyshuar apo është e konfirmuar me COVID-19,  nuk është në gjendje të ushqejë foshnjen me gji atëhere cila është mënyra më e mirë për të ushqyer foshnjën?

 

Alternativa më e mirë për të ushqyer një foshnje në pamundësi për ta vendosur atë në gji është : QUMËSHTI I GJIRIT I SHTRYDHUR.

 

 

 

  • Shtrydhja e gjirit mund të bëhet me dorë ose me pompë,
  • Mënyra sesi do të shtrydhet gjiri do të varet nga preferenca e nënës, disponueshmëria e pajisjeve, kushtet e higjenës dhe kostoja.
  • Shtrydhja e gjirit duhet të bëhet sepse është gjithashtu e rëndësishme për të ruajtur

prodhimin e qumështit të gjirit në mënyrë që nënat të mund të ushqeje foshnjen me gji

pasi të shërohet.

 

  • Nëna, dhe kushdo që ndihmon nënën, duhet të lajë duart para se të shtrydhë gjirin ose para se të prekë çdo pjesë e pompës apo shisheve që përdor. Sigurohuni që të bëhet pastrimi i duhur i pompës pas çdo përdorimi.

Qumështi i gjirit i shtrydhur mund ti jepet foshnjës me një filxhan të pastër ose lugë, (që pastrohen lehtësisht) dhe nga një person që nuk ka shenja ose simptoma të sëmundjes dhe me të cilin foshnja ndihet rehat.

Start Date - End Date

Aug 01, 2020 - Sep 07, 2020

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Share This