Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

MUNDËSO MBLEDHJEN DHE PËRDORIMIN E TË DHËNAVE PËR SSHP-në

Një kontribut në zbatimin e Objektivit të 8-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Fushata e ILO-s për Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë fokusohet në nevojën kritike që kanë vendet për të përmirësuar kapacitetin e tyre, për të mbledhur dhe për të shfrytëzuar të dhënat e besueshme për Sigurinë e Shëndetit në Punë (SSHP).

Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, miratuar më 25 shtator 2015, përfshin një plan global të veprimit me objektiva specifike për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar mirëqenien për të gjithë. Me miratimin e tij, aftësia për të mbledhur dhe për të shfrytëzuar të dhëna të besueshme për shëndetin në punë është bërë e domosdoshme për vendet, në mënyrë që të përmbushin angazhimin e tyre për të zbatuar dhe raportuar në disa nga 17 objektivat e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në veçanti, Objektivi i 8-të i Zhvillimit të Qëndrueshëm, synon promovimin për; “rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, punësim të plotë dhe produktiv, si dhe punë të ndershme për të gjithë”.
Po ashtu, Objektivi 8.8 fokusohet në “mbrojtjen e të drejtave të punës dhe promovimin e vazhdueshëm dhe të sigurt në mjediset e punës për gjithë punëtorët, duke përfshirë edhe punëtorët emigrantë, në veçanti gratë e emigrantëve, dhe ata që janë në punë të pasigurt “.
Për Target-in 8.8 vendeve u kërkohet të raportojnë mbi treguesit e mëposhtëm:” normat, frekuencat e lëndimeve fatale dhe jofatale në punë, sipas gjinisë dhe statusit të emigrantit”.

Konventa ILO-s për SSHP-në gjithashtu kërkon ratifikimin prej shteteve anëtare që të krijojnë mekanizma për të mbledhur dhe për të shfrytëzuar të dhëna të besueshme të shëndetit në punë për qëllim parandalimin. Këto instrumente të ILO-s pranojnë se mbledhja dhe përdorimi i të dhënave të besueshme për SSHP-në janë të domosdoshme për zbulimin e rreziqeve të reja dhe rreziqet në zhvillim, identifikimin e sektorëve të rrezikshëm, zhvillimin e masave parandaluese, si dhe zbatimin e politikave, sistemeve dhe programeve ndërkombëtare, kombëtare dhe në ndërmarrje. Të dhënat për SSHP-në sigurojnë bazën për përcaktimin e prioriteteve dhe matjen e progresit.

Për të mbështetur shtetet anëtare në përmirësimin e kapacitetit të tyre për të mbledhur dhe për të përdorur të dhëna të besueshme për SSHP-në, ILO ka prodhuar një grup masash me burime të besueshme dhe një sërë fletëpalosjesh.

ILO mirëpret mundësinë për të punuar me shtetet anëtare, me partnerët dhe palët e tjera të interesuara për t’u përballur me sfidën e të dhënave për Sigurinë e Shëndetit në Punë, dhe për të përmbushur angazhimin e tyre për zbatimin e objektivave të Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030 dhe detyrimeve të tyre sipas konventave të ILO-s.