Situata e gripit në Shqipëri/ Informacion i përditësuar

 

19 Shkurt 2019- Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se në vend ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

 

Sipas raportimit si në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane edhe në Shqipëri mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

 

Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se aktiviteti i tyre në javën e 06/2019 është i lartë por i qëndrueshëm.

Ndërsa aktivitetit i gripit është i përhapur me intensitet të lartë, me mbizotërim të qarkullimit të virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

 

Në javën e 06 të vitit 2019 vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit.

Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces.

 

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.