Në përfundim të Javës së Sigurisë Rrugore, Departamenti i Promocionit dhe i Edukimit Shëndetësor, në bashkëpunim me Kabinetin e Promocionit të DSHP Tiranë, dhe Drejtorinë e shkollës 9-të vjeçare ”Skënder Çaci ”organizuan një sërë aktivitetesh në klasa  dhe grupe të ndryshme nxënësish.

Në finalizim të tyre në datën 17 maj 2013 në një nga sallat e kësaj shkolle për  nxënësit e klasave të nënta u shfaq një film me imazhe reale të aksidenteve në trafik. Mesazhi që  synonte të përcillte ky film për fëmijët e pranishëm  ishte; se edhe gabimi e pakujdesia më e vogel mund t’ju marrë jetën, apo të mbeteni të gjymtuar përgjithmonë.

Njëkohësisht një grup nxënësish transmetuan disa mesazhe të cilat i kishin përgatitur vetë, me fokus kujdesin që duhet treguar nga këmbësorët gjatë lëvizjeve në rrugë, respektimin e rregullave të qarkullimit, sinjalistikës rrugore, etj

Gjatë kësaj Jave u shpërndanë broshura, postera  e materiale të tjera me  qëllim sensibilizimin e nxënësve  për pasojat që sjell mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Synimi i këtij aktiviteti është që fëmijët dhe të rinjtë,  që në shkollë të edukohen me sjellje korrekte gjatë levizjeve në rrugë, një garanci me shumë kjo për të ardhmen dhe jetën e tyre, për më shumë  siguri në trafik.