Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor. 21 Nëntor 2021

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor.

21 Nëntor 2021 

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor, organizohet çdo vit të dielën e tretë të nëntorit.

Ajo vjen si:

·         Kujtesë për miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe shumë të tjerë që janë gjithashtu të prekur;

·         Shenjë falenderimi për shërbimet e urgjencës;

·         Nxitje për reflektim mbi barrën dhe koston e madhe të kësaj fatkeqësie të vazhdueshme për familjet, komunitetet, vendet, si dhe mënyrat për ta ndaluar atë.

Vdekjet dhe lëndimet në rrugë janë ngjarje të papritura, të dhunshme, traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë, shpesh i përhershëm.

Çdo vit, miliona të tjerë të plagosur dhe jetë të humbura rishtas nga çdo cep i botës i shtohen milionave që tashmë vuajnë.

Dhimbja dhe shqetësimi në fjalë bëhet edhe më i madh, pasi shumë nga viktimat janë të rinj në aksidente që mund dhe duhej të ishin parandaluar dhe për shkak të reagimit të papërshtatshëm dhe jo në përputhje me cilësinë e jetës, të qeverive dhe shoqërive respektive ndaj fataliteteve apo lëndimeve në rrugë.

 “Dita” është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të:

·         Reduktuar viktimat në rrugë; 

·         Tërhequr vëmendjen në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet rrugore;

·         Njohur vuajtjet e viktimave të aksidenteve rrugore, punën e shërbimeve mbështetëse dhe atyre të shpëtimit;

·         Nxitur qeveritë dhe ata që punojnë për të parandaluar aksidentet ose pë t’iu përgjigjur pasojave dhe nevojës urgjente për veprim.

Kjo ditë e veçantë përkujtimore synon t’i përgjigjet nevojës së madhe të viktimave të aksidenteve rrugore dhe privacioneve të tyre për njohjen publike.

Që nga miratimi i Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, në zbatim të rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kremtimi është përhapur në një numër në rritje vendesh në çdo kontinent.

Tema e Ditës është: “Kujto – Mbështet – Vepro, për rrugët me shpejtësi të ulët!”

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm duke nënvizuar  të gjitha arsyet dhe veprimet e nevojshme në të ardhmen.

 

Start Date - End Date

Nov 21, 2021 - Nov 21, 2021

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This