25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Loading Events
  • This event has passed.
Description

25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor,Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Fushata UNiTE e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara fton qeveritë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile dhe individë nga të gjitha vendet e botës në përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ky vit nuk është si asnjë tjetër. Edhe para goditjes së COVID-19, dhuna ndaj grave dhe vajzave kishte arritur përmasa pandemike. Globalisht, 243 milionë gra dhe vajza u abuzuan nga një partner intim gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, më pak se 40 përqind e grave që përjetojnë dhunë e raportojnë atë ose kërkojnë ndihmë.

 

Ndërsa vendet zbatuan masa bllokimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, dhuna ndaj grave, veçanërisht dhuna në familje, u rrit më shumë; në disa vende kërkesat për ndihmë janë rritur pesë herë. Diku gjetkë, raportet zyrtare për dhunë në familje janë ulur, pasi të mbijetuarit e kanë më të vështirë të kërkojnë ndihmë. Mbyllja e shkollave, problemet ekonomike i lanë gratë dhe vajzat më të varfra; jashtë shkollës, pa punë dhe më të prekshme nga shfrytëzimi, abuzimi, martesa e detyruar dhe ngacmimet.

 

Në prill 2020, ndërsa pandemia u përhap në të gjithë botën, Sekretari i Përgjithshëm i KB bëri thirrje për “paqe në shtëpi”. 146 Shtete Anëtare u përgjigjën me deklaratën e tyre të fortë të angazhimit. Në muajt e fundit 135 vende kanë forcuar veprimet dhe burimet për të adresuar dhunën ndaj grave si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19.

 

Sot, zërat e aktivistëve dhe të mbijetuarve kanë arritur në një pikë  që nuk mund të heshtin ose të injorohen; përfundimi i dhunës ndaj grave do të kërkojë më shumë investime, drejtësi dhe veprim. Nuk mund të mënjanohen, duhet të jenë pjesë e reagimit kombëtar të çdo vendi, veçanërisht gjatë krizës COVID-19.

 

Disa fakte

  • 1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre, nga një partner intim.
  • Vetëm 52% e grave të martuara ose që kanë një partner marrin vendimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor.
  • Pothuajse 750 milionë gra dhe vajza aktualisht, janë martuar para moshës 18 vjeç.
  • Globalisht 200 milionë gra dhe vajza të moshës 15-49 vjeç i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale.Më shumë se 20 milionë në vetëm shtatë vende (Egjipt, Sudan, Guinea, Xibouti, Kenia, Jemen dhe Nigeria) i janë nënshtruar një praktike të tillë, nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Kjo është më e dukshme veçanërisht midis grave dhe vajzave migrante dhe refugjate.
  • 1 në 2 gra në të gjithë botën kanë humbur jetën nga partneri ose familjarë në 2017, ndërsa vetëm 1 në 20 burra kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.
  • 71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.

 

Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur dhe thelbësor.

Dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, janë probleme të mëdha të shëndetit publik, dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Dhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik, mendor, seksual dhe riprodhues të grave, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it.

Faktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë: arsimimin e ulët, ekspozimin sistematik të një marrëdhënie tensioni midis prindërve, abuzimin gjatë fëmijërisë dhe pranimin e pavullnetshëm të pabarazisë gjinore.

Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar që dhuna kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha – gjë e cila konsiderohet një nga shkeljet më të përhapura dhe flagrante.

Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultat i qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore jodemokratike.

 

Start Date - End Date

Nov 25, 2020 - Nov 25, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This