19 Nëntor Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

19 Nëntor

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

 

 

Dhuna ndaj fëmijëve përfshin të gjitha format e dhunës kundër personave nën moshën 18 vjeç, të kryera nga prindërit ose kujdestarët, kolegët, partneri intim ose të huajt.

Globalisht, gjatë vitit të kaluar vlerësohet se deri në 1 miliard fëmijë të moshës 2-17 vjeç kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale, emocionale ose neglizhim.

Përjetimi i dhunës në fëmijëri ndikon në shëndetin dhe mirëqenien në të ardhmen.

Të dhëna nga e gjithë bota tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet.

 

Llojet e dhunës ndaj fëmijëve

Shumica e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve përfshin të paktën një nga gjashtë llojet kryesore të dhunës që mund të ndodhin në faza të ndryshme të zhvillimit të fëmijës.

 

Keqtrajtimi (përfshi dënimin e dhunshëm) përfshin dhunën fizike, seksuale dhe psikologjike/emocionale, neglizhimin efoshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve nga prindërit, kujdestarët etj., më shpesh në shtëpi, por edhe në mjedise të tilla si shkollat dhe jetimoret.

 

Bullizmi është sjellje e padëshiruar agresive nga një fëmijë tjetër ose grup fëmijësh të cilët nuk janë vëllai/motra, dhe as nuk kanë një marrëdhënie intime me viktimën. Bullizmipërfshin dëmtime të përsëritura fizike, psikologjike ose sociale, dhe shpesh ndodh në shkolla dhe mjedise të tjera ku fëmijët mblidhen, ose në internet.

 

Dhuna nga të rinj është e përqendruar ndaj fëmijëve dhe të rinjve moshës 10-29 vjeç. Ndodh shpesh në mjediset e komunitetit mes të njohurve dhe të huajve, dhe përfshin ngacmimet dhe sulmet fizike me ose pa armë (si armë dhe thika), si dhe dhunën e bandave.

 

Dhuna nga partneri intim përfshin dhunë fizike, seksuale dhe emocionale nga një partner intim ose ish-partner. Edhe pse meshkujt mund të jenë viktima, dhuna nga partneri intimndodh më shpesh te femrat.

 

Dhuna seksuale

Dhuna seksuale përfshin kontaktet seksuale të përfunduara ose të tentuara me forcë, aktet me natyrë seksuale që nuk përfshijnë kontakt (si prekjet pa dëshirë ose ngacmimet seksuale), trafikimin seksual dikujt që nuk është në gjendje të pranojë ose të refuzojë, si dhe shfrytëzimin nëpërmjet internetit.

 

Dhuna emocionale ose psikologjike përfshin kufizimin e lëvizjeve të fëmijës, denigrimin, përqeshjen, kërcënimet, diskriminimin, refuzimin etj. Kur drejtohet kundër vajzave apo djemve për shkak të seksit të tyre biologjik ose identitetit gjinor, kjo formë dhune konsiderohet dhunë me bazë gjinore.

 

Ndikimi i dhunës

Dhuna ndaj fëmijëve ndikonmënyrë afatgjatë në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, familjeve, komuniteteve etj. Dhuna ndaj fëmijëve mund të rezultojë:

Vdekje. Vrasja që shkaktohet nga armë zjarri ose armë të ftohta, është një ndër tri shkaqet kryesore të vdekjes te adoleshentët, ku djemtë përbëjnë mbi 80% të viktimave dhe autorëve.
Plagosje të rënda. Në shumicën e situatave të dhunës sivrasje apo lëndime për shkak të sulmit fizik, shumica e viktimave janë kryesisht meshkuj në moshë të re.

 

Dëmtim trurit dhe sistemit nervor. Ekspozimi ndaj dhunës në moshë të hershme mund të pengojë zhvillimin e trurit dhe mund të dëmtojë pjesët e tjera të sistemit nervor, sistemin endokrin, të qarkullimit të gjakut, riprodhues, respirator dhe imunitar, me pasoja të përjetshme. Si e tillë, dhuna kundër fëmijëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin mendor dhe mund ketë ndikim në arritjet arsimore dhe profesionale. 

 

Përballje me sjellje të rrezikshme për shëndetin.Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të konsumojnë duhan, të bëhen përdorues të alkoolit dhe drogës, dhe të përfshihen në sjellje seksuale me rrezik të lartë. Këta fëmijë ka më shumë shenja ankthi, depresion, probleme të tjera të shëndetit mendor, si dhe mund të përfundojnë në vetëvrasje.

 

Shtatzëni të padëshiruara, aborte, probleme gjinekologjike dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë HIV. Sjelljet jo tëshëndetshme  ndikojnë në rritjen e numrit të disa sëmundjeve.

 

Mundësitë e ndikimit të dhunës te gjeneratat e ardhshme. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën, të kenë vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e një pune, dhe janë më rrezikuarpër t’u dhunuar ose të dhunojnë të tjerët.

 

Parandalimi dhe reagimi

Dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës te fëmijët kërkon që përpjekjet në mënyrë sistematike të adresojnë rrezikun dhe faktorët mbrojtës në të katër nivelet e ndërlidhura të rrezikut (individ, marrëdhënie, komunitet, shoqëri).

 

Nën udhëheqjen e OBSH-së, një grup prej 10 agjencish ndërkombëtare kanë zhvilluar dhe miratuar një paketë teknike të bazuar në dëshmi të quajtura INSPIRE – shtatë strategji për dhënien fund dhunës kundër fëmijëve. Paketa synon të ndihmojë vendet dhe komunitetet të arrijnë Objektivat eZhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 16.2 për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Këto strategji kanë efekte parandaluese në disa lloje të dhunës, si dhe përfitime në fusha të tilla si shëndet mendor, edukim dhe zvogëlim i krimit.

 

Përforcimi dhe zbatimi i ligjeve ndalimi i disiplinës së dhunshme dhe kufizimi i aksesit ndaj alkoolit dhe armëve të zjarrit.

Normat dhe vlerat ndryshojnëndryshimi i normave që lejojnë abuzimin seksual të vajzave ose sjelljen agresive tedjemtë.

Ambiente të sigurtaidentifikimi i zonave banuara ku ka dhunë dhe adresimi i shkaqeve përmes organeve kopetente për zgjidhjen e proplemeve.

Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëvetrajnimi iprindërve.

Të ardhurat dhe forcimi ekonomik trajnimi i mikrofinancës dhe barazisë gjinore.

Sigurimi i shërbimeve urgjentefëmijët e ekspozuar ndaj dhunës duhet të kenë qasje në kujdes efektiv urgjent dhe të marrin përkrahje të përshtatshme psikosociale.

Edukimi dhe aftësitë jetësorefëmijët duhet të ndjekin shkollën dhe t’u sigurohet trajnim për jetën dhe aftësitë sociale.

Start Date - End Date

Nov 19, 2020 - Nov 19, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This

Calendar powered by The Events Calendar