1 Tetor Dita Botërore e të Moshuarve

Loading Events
  • This event has passed.
Description

1 Tetor

Dita Botërore e të Moshuarve

 

Dita Botërore e të Moshuarve organizohet në 1 tetor. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Shumë të moshuar mbesin aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre.

Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim.

Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus  është mesazhi:

               Të gjithë së bashku të mbrojmë të drejtat e të moshuarve!

Kjo tematikë ka për qëllim:

  • Të promovojë të drejtat e të moshuarve dhe të tregojë ndikimin që ato kanë në jetën e përditshme të të moshuarve.
  • Të aktivizojë të moshuarit që të angazhohen në shoqëri për përmirësimin e të drejtave të njeriut, në shumë fusha të jetës dhe jo vetëm në ato që prekin ata drejtpërdrejt.
  • përfshijë dhe të mobilizojë sa më shumë individë në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e jetës.

 

Për të moshuarit, diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vete. Kufizimet nga shërbimet sociale apo etiketimet në media paragjykojnë dhe përjashtojnë të moshuarit në komunitetet e tyre, pikërisht në atë moment të jetës kur vlerësimi duhej të ishte maksimal.

 

Dita Botërore e të Moshuarve kërkon të demostrojë se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri, barazi, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë.

 

Plakja dhe shëndeti

Faktet kryesore

  • Mes viteve 2015 dhe 2050, përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet nga 12% në 22%.
  • Deri në vitin 2020, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më i madh se fëmijët më të vegjël se 5 vjeç.
  • Në vitin 2050, 80% e të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
  • Ritmi i plakjes së popullsisë është shumë më i shpejtë se në të kaluarën.
  • Të gjitha vendet përballen me sfida të mëdha për të siguruar që sistemet e tyre shëndetësore dhe sociale të jenë gati të shfrytëzojnë më shumë këtë ndryshim demografik.

 

Njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Në vitin 2050, në gjithë botën popullsia e moshës 60 vjeç e lart pritet të arrijë në 2 miliardë, nga 900 milionë që ishte në vitin 2015. Sot janë 125 milionë njerëz të moshës 80 vjeç e lart. Deri në vitin 2050, pritet që numri i të moshuarve të kapë shifrën 120 milionë vetëm në Kinë, dhe 434 milionë në mbarë botën. Deri në vitin 2050, 80% e të gjithë të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ritmi i plakjes së popullsisë në botë po rritet në mënyrë dramatike.

Ky ndryshim në shpërndarjen e popullsisë së një vendi drejt moshave të vjetra, i njohur si plakja e popullsisë, filloi në vendet me të ardhura të larta (për shembull në Japoni 30% e popullsisë tashmë janë mbi 60 vjeç), ndërsa tani kjo situatë po përsëritet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nga mesi i shekullit, shumë vende si p.sh. Kili, Kina, Republika Islamike e Iranit dhe Federata Ruse do të kenë përqindje të ngjashme të njerëzve të moshuar me Japoninë.

 

Rritja e jetëgjatësisë sjell mundësi jo vetëm për njerëzit e moshuar dhe familjet e tyre, por edhe për shoqëritë në tërësi. Megjithatë, shtrirja e këtyre mundësive dhe kontributeve varet shumë nga gjendja shëndetësore e tyre.

 

Plakja 

Plakja sjell zvogëlim gradual të kapacitetit fizik dhe mendor, rrit rrezikun për sëmundje dhe përfundon me vdekjen. Por këto ndryshime jo domosdoshmërisht ndodhin njësoj te çdo individ. Kemi 70-vjeçarë të cilët gëzojnë shëndet të shkëlqyer, dhe 70-vjeçarë të tjerë që janë të dobët dhe që kërkojnë ndihmë të konsiderueshme nga të tjerët.

Përtej ndryshimeve biologjike, plakja është e lidhur edhe me ndryshime të tjera që ndodhin gjatë jetës, si dalja në pension, ndryshimi i vendit apo shtëpisë ku banon, apo vdekja e miqve dhe partnerëve.

 

Problemet shëndetësore të lidhura me plakjen

Problemet e zakonshme shëndetësore përfshijnë humbjen e dëgjimit, problemet e shikimit, dhimbjen e mesit dhe të qafës dhe osteoartriti, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, diabetin, depresionin dhe demencën (ulja e aftësisë mendore për të kujtuar dhe menduar). Të moshuarit kanë më shumë gjasa të preken nga disa sëmundje njëkohësisht.

 

Faktorët që ndikojnë në plakjen e shëndetshme

Disa nga ndryshimet që ndodhin në shëndetin e të moshuarve janë gjenetike, por pjesa më e madhe i përket mjedisit fizik dhe social të çdo individi; këtu kemi parasysh shtëpitë, lagjet dhe komunitetet e tyre, si dhe karakteristikat e tyre personale, siç janë gjinia, përkatësia etnike apo statusi social-ekonomik.

Këta faktorë ndikojnë në procesin e plakjes që në fazë të hershme.

Mjedisi ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin dhe ruajtjen e sjelljeve të shëndetshme. Praktikimi i sjelljeve të shëndetshme gjatë gjithë jetës, veçanërisht dieta e ekuilibruar, angazhimi në aktivitete të rregullta fizike dhe mospirja e duhanit, të gjitha kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe përmirësimin e kapacitetit fizik dhe mendor.

Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e shëndetshme mund të ndihmojnë ruajtjen e funksionit njohës, pavarësinë funksionale dhe mund të rikthejnë energjinë.

Mjediset mbështetëse u mundësojnë njerëzve të bëjnë atë që është e rëndësishme për ta, pavarësisht zvogëlimit të kapacitetit funksional. Shtëpia, transporti publik i sigurt dhe i arritshëm, si dhe infrastuktura funksionale dhe e përshtatshme janë shembuj të mjediseve mbështetëse.

 

Sfidat që hasim për gjetjen e ndërhyrjeve efikase ndaj fenomenit të plakjes së popullatës

Ndryshimet mes të moshuarve.

Moshimi si proces nuk vjen njësoj. Kemi 80-vjeçarë që kanë kapacitete fizike dhe mendore të ngjashme 20-vjeçarë. Njerëz të tjerë përjetojnë ulje të konsiderueshme të aftësive fizike dhe mendore në mosha shumë të reja. Një përgjigje gjithëpërfshirëse e shëndetit publik duhet të trajtojë këtë gamë të gjerë të përvojave dhe nevojave të njerëzve të moshuar.

 

Pabarazitë shëndetësore

Ndryshimet që shohim tek të moshuarit nuk janë rastësore. Një pjesë e madhe lind nga mjedisi fizik dhe social i njerëzve, të cilat ndikojnë në sjelljet e tyre shëndetësore. Marrëdhënia që kemi me mjediset tona varet nga karakteristikat personale, si familja ku lind, gjinia dhe etnia, që sjellin pabarazi në shëndet. Politika e shëndetit publik duhet të hartohet për të zvogëluar këto pabarazi.

 

Stereotipet e vjetëruara për të moshuarit

Njerëzit e moshuar shpesh supozohet të jenë të dobët ose të varur, dhe një barrë për shoqërinë. Shëndeti publik dhe shoqëria në tërësi duhet të trajtojnë këto qëndrime me të moshuarit, sepse ato sjellin diskriminimin e tyre dhe ndikojnë në mënyrën se si zhvillohen politikat. Politikat e shëndetit publik duhet të mundësojnë që njerëzit e moshuar të përjetojnë një plakje të shëndetshme.

 

Start Date - End Date

Oct 01, 2018 - Oct 01, 2018

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This