25 MAJ - DITA BOTËRORE E TIROIDES

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor 2025.

Dita Botërore e Mjedisit në vitin 2025 do të përqendrohet në dhënien fund të ndotjes plastike.
Për dekada të tëra, ky fenomen është përhapur në cdo cep të botës duke prekur dhe dëmtuar cilësinë e ujërave që pimë, ushqimit që hamë dhe shëndetin e trupave tanë.
Ndotja nuk është veç një shqetësim i madh, por një nga sfidat aktuale mjedisore që kërkon rregullime të menjëhershme, opsionale.
Dita Botërore e Mjedisit prioritizon nismën “Mposht Ndotjet Plastike” për të mobilizuar komunitetet në të gjithë botën për të zbatuar e avokuar zgjidhje konkrete.
Kjo Ditë do të nxjerrë në pah provat shkencore në rritje mbi ndikimet e ndotjes së sipërcituar dhe do të nxisë iniciativën për të refuzuar, zvogëluar, ricikluar dhe ripërcaktuar përdorimin e plastikës.
Ajo gjithashtu, do të përforcojë angazhimin e marrë në vitin 2022 për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika përmes një traktati global, gjithëpërfshirës.
Tema e vitit 2025 – Mposht Ndotjen Plastike!
Ndotja nga plastika përkeqëson ndikimet vdekjeprurëse të krizës së trefishtë planetare: krizën e ndryshimeve klimatike; krizën e natyrës – humbjen e tokës dhe biodiversitetit; krizën e ndotjes dhe mbeturinave.
Globalisht, rreth 11 milionë ton mbetje plastike rrjedhin në ekosistemet ujore çdo vit, ndërsa mikroplastikat grumbullohen në tokë nga ujërat e zeza dhe depozitimet, për shkak të përdorimit të plastikës në produktet bujqësore.
Kostoja vjetore sociale dhe mjedisore e ndotjes nga plastika varion nga 300 deri 600 miliardë dollarë.
Përkujtimi i Ditës Botërore të Mjedisit këtë vit vjen në një kohë kur vendet bëjnë përparim drejt sigurimit të një traktati global për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika, përfshirë edhe në mjedisin detar.