Në kuadër të Programit Erasmus+, Instituti i Shëndetit Publik mirëpriti Prof. Dr. Gülşah Kaner dhe Prof. Assoc. Dr. Çağla Ayer nga Universiteti İzmir Kâtip Çelebi, Fakulteti i Shkencave të Shëndetit, Departamenti i Nutricionit dhe Dietologjisë.
Gjatë vizitës, profesorët u njohën me punën dhe aktivitetet e Institutit të Shëndetit Publik, veçanërisht në fushën e ushqyerjes, promocionit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve.
Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe akademike, si dhe për diskutimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha me interes të përbashkët.





