Epilepsia

Më shumë se 50 milionë njerëz vuajnë nga epilepsia në të gjithë botën.

Fjala ‘epilepsi’ vjen nga Greqishtja dhe do të thotë “ i kapur, i surprizuar” apo “i kapur në befasi”. Të vuash nga epilepsia do të thotë të vuash nga situata krizash të ripërsëritura. Kushdo mund të preket nga epilepsia dhe kjo mund të ndodhë nëse truri ekspozohet ndaj një stimuli me intensitet, mjaftueshëm të fortë.

Goditja epileptike

Aktivitete elektrike ndodhin gjithë kohës në trurin tonë. Goditja ndodh kur  kemi një aktivitet elektrik intensiv në tru. Gjendje të tilla  shkaktohen nga aktiviteti epileptik.

Aktiviteti epileptik shkakton një ndërprerje të përkohshme të mënyrës se si truri punon normalisht, dhe kështu mesazhet e transmetuara përzihen me njëra – tjetrën.

Truri është përgjegjës për të gjitha funksionet e trupit. Ajo çfarë ndodh në trup gjatë goditjes epileptike varet nga vendi në trurin tuaj – ku ka nisur aktiviteti epileptik, dhe sa shpejt dhe sa shumë është përhapur ai. Për këtë arsye, kemi shumë forma të ndryshme të goditjes epileptike, dhe secili person do e kalojë krizën epileptike në një formë  unike për të.

Shkaqet

Epilepsia paraqitet në shumë forma. Disa shfaqje epileptike nisin kur ju jeni shumë i ri, dhe disa të tjera më vonë gjatë jetës. Disa forma epileptike zgjasin për kohë të shkurtër dhe disa të tjera shfaqen gjatë gjithë jetës.

Disa herë arsyeja e zhvillimeve epileptike është e paqartë. Ajo ndodh për shkak të dëmtimeve në tru shkaktuar nga vështirësitë gjatë lindjes, një goditje e rëndë në kokë, stroku ose një infeksion në tru, siç është meningiti. Me raste epilepsia shkaktohet nga një tumor në tru. Nga çdo 6 nga 10 pacientë, doktorët nuk arrijnë të gjejnë shkakun e vërtetë të epilepsisë. Për shumë nga këta pacientë, përjetimi i situatave epileptike është i ndryshëm dhe nuk ka ngjashmëri krahasuese me një tjetër pacient, apo që njëri ka më shumë gjasa se tjetri.

Diagnostikimi

Nuk ka mënyrë testimi që të përcaktojë se ti je apo nuk je epileptik. Testi mjekësor si elktroencefalogrami – i cili regjistron valët e trurit – i mundëson mjekut informacionin e nevojshëm. Diagnostifikimi i epilepsisë duhet bërë nga mjekë specialistë në fushën përkatëse.

Për diagnostikimin e epilepsisë, mjeku duke pasur njohuritë dhe ekspertizën e duhur në këtë fushë, do të përdorë një sërë informacionesh të mbledhura nga teste të ndryshme. Mjekët do ju pyesin se, “çfarë ju ndodh para,  gjatë dhe pas goditjes epileptike”.

Gjithashtu, ata do të duan të komunikojnë me dikë që ka qenë prezent kur ju ka ndodhur goditja.

Trajtimi i Epilepsisë

Epilepsia  zakonisht trajtohet me mjekime, dhe këtu i referohemi barnave posaçërisht kundër saj. Barnat në fjalë veprojnë në tru, duke reduktuar shanset e goditjeve epileptike ose parandalimin e goditjes epileptike. Shumë njerëz të cilët marrin mjekimin e duhur kanë më pak apo aspak goditje epileptike .

Trajtime të tjera të Epilepsisë

Nëse barnat e përdorura për mjekimin e epilepsisë nuk japin rezultat, atëherë ka edhe mënyra të tjera trajtimi të cilat mund të na ndihmojnë, siç janë:

  • Ndërhyrja kirurgjikale në tru
  • Stimulimi i nervit vagus
  • Dieta ketogenike
  • Stimulimi i thellë i trurit
  • Stimulimi i nervit trigeminal