LIMFOMA – DIAGNOZA E HERSHME SHPËTON JETË
-Vëmendje ndaj shenjave: lodhje e vazhdueshme, djersitje gjatë natës, humbje peshe, nyje limfatike të zmadhuara.
-Stili i shëndetshëm i jetesës forcon imunitetin.
-Trajtimi modern (kimioterapi, imunoterapi, transplante) rrit shanset për shërim
15 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR LIMFOMAT (Tekst plotesues)
Limfoma është një lloj kanceri i sistemit limfatik, që shpesh diagnostikohet vonë për shkak të simptomave jo specifike si lodhja, djersitjet gjatë natës, humbja e peshës dhe zmadhimi i nyjeve limfatike.
Mesazhi kryesor: DIAGNOZA E HERSHME SHPËTON JETË!
Parandalimi
- Nuk ka mënyrë të sigurt për ta parandaluar, por një stil jetese i shëndetshëm, ushqimi i balancuar, aktiviteti fizik dhe shmangia e duhanit mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
- Kontrolli mjekësor i rregullt dhe vëmendja ndaj simptomave të pazakonta janë çelësi i diagnostikimit të hershëm.
Trajtimi
- Varet nga lloji dhe faza e limfomës. Terapitë përfshijnë kimioterapi, imunoterapi, terapi biologjike dhe në disa raste transplant të qelizave staminale.
- Shumë pacientë sot arrijnë shërim ose menaxhim afatgjatë falë përparimeve në mjekësi.