Dita Botërore e Ndihmës së Parë, 13 shtator 2025.
Në këtë Ditë – që kremtohet të shtunën e dytë të muajit shtator – ne i inkurajojmë njerëzit të zhvillojnë aftësitë e tyre për të afruar ndihmën e parë me një gamë të gjerë burimesh.
Dita Botërore e Ndihmës së Parë është një ngjarje globale vjetore në qëllim të ndërgjegjësimit rreth rolit të saj në shpëtimin e jetës, në çdo rrethanë.
Për këtë vit tema e Ditës është:
“NDIHMA E PARË NË KUSHTET E NDRYSHIMIT TË KLIMËS”
Ky korelacion bëhet aktual në kushtet e ngrohjes globale, të ndryshimeve të cikleve stinore, ku temperaturat e larta shkaktare për thatësirat, zjarret e fuqishëm, tërmetet, përmbytjet dhe shkatërrimin e të mbjellave, habitateve etj., kanë dhënë e japin një impakt të rëndësishëm jo vetëm në mjedis, por dhe në shëndet.
· ruajtja e jetës;
· parandalimi i përkeqësimit të gjendjes;
· promovimi i shërimit;
· vlerësimi i situatës në vijimësi për të garantuar sigurinë.