Shëndeti i mirë mendor është një komponent i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqenies sonë. Ai është i nevojshëm që ne të arrijmë të menaxhojmë jetët tona në mënyrë të suksesshme dhe na ofron aftësi emocionale dhe shpirtërore që na mundësojnë të  shijojmë jetën dhe të përballemi me shqetësimet dhe zhgënjimet.

Sipas OBSH-së, “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon
aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë  produktive dhe frutdhënëse, dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij.”
Të paturit e një problemi të shëndetit mendor nuk është i ndryshëm nga të paturit e një problemi të shëndetit fizik. Është e rëndësishme të njohësh simptomat, të gjesh mënyrën e trajtimit të tyre dhe të ndërmarrësh hapa për të parandaluar që problemi të rishfaqet. Injorimi i problemeve të shëndetit mendor te vetja ose të tjerët nuk do t’i bëjë ato që të ikin. (per me teper lexoni materialin: Dita Botërore e Shëndetit Mendor.pdf)