1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve 2025.

1 tetori i çdo viti, është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

DITA (2025) ka për qëllim, të nxjerrë në pah rolin vendimtar që luajnë të moshuarit si  aktorë të ndryshimit në shoqëri.

Slogani i  këtij viti për Ditën Botërore të të Moshuarve është:

“Aspiratat tona, mirëqenia jonë dhe të drejtat tona.”

  • Tema promovon idenë se të moshuarit nuk janë vetëm përfitues pasivë të kujdesit, por janë udhëheqës aktivë, mbrojtës dhe krijues ndryshimesh.
  •      Kjo ditë  shërben si një platformë për të moshuarit për të shprehur dëshirat e tyre dhe për të avokuar për politika që sigurojnë       dinjitetin, të drejtat dhe mirëqenien e tyre.
  • Fokusi i këtij viti mbështetet në zhvillimet e fundit ku  Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së në prill 2025, ka theksuar se është e drejtë ligjore  dhe e detyrueshme për t’u zbatuar mbrojtja e të drejtave të personave të moshuar.
  • Duke njohur ndryshimet demografike të popullsisë globale të personave 65 vjeç e lart – që parashikohet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2050, tematika e këtij viti nënvizon nevojën urgjente për politika që fuqizojnë rolin e personave të moshuar dhe sigurojnë përfshirjen e tyre.