Rreth Buletinit të Institutit të Shëndetit Publik


 

Buletini i Institutit të Shëndetit Publik është një organ i përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Buletini i ISHP-së përfaqëson zërin e ISHP-së lidhur me botimin e të dhënave shkencore të besueshme, objektive dhe të dobishme të shëndetit publik në Shqipëri si dhe dhënien e rekomandimeve. Buletini i Institutit të Shëndetit Publik synon të informojë pikësëpari epidemiologët, profesionistë e shëndetit publik, mjekët, infermieret, kërkuesit shkencorë dhe profesionistë të tjerë. Të dhënat që publikohen në Buletinin e ISHP-së bazohen në veprimtarinë e vazhdueshme të departamenteve të ISHP-së si dhe kontribute nga njësitë satelite të ISHP-së në rrethe të tilla si Drejtoritë e Shëndetit Publik. Artikujt që synohen të botohen në Buletinin e ISHP-së, duhet të dorëzohen në adresën: ervintoci@yahoo.com. Buletini i ISHP-së identifikohet nëpërmjet këtij seriali ISSN: (në proçes). Të gjithë materialet në Buletinin e ISHP-së janë të dhëna publike, por mund të përdoren apo ri-prodhohen vetëm me leje të veçantë nga ISHP.

 

Udhëzime për Autorët