Sektori i Sigurisë Ushqimore

Ky sektor e artikulon ekspertizën e tij në dy fusha:

Siguri Ushqimore dhe Ushqyerje.
1. Ne fushen e Sigurise Ushqimore ky sektor ka si mision të tij primar mbrojtjen dhe
promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullates nëpërmjet zhvillimit të njohurive, mjeteve
dhe strategjive që synojnë parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve me origjine ushqimore .
Seksioni i Sigurisë Ushqimore ndihmon të çojë ISHP-ne në parandalimin e sëmundjeve,
paaftësisë, dhe vdekjeve për shkak të sëmundjeve me origjine ushqimore.
Për të arritur këtë mision, ky seksion kryen shumë aktivitete brenda ISHP-se, në të gjithë vendin.
Këto aktivitete përfshijnë:
        -Projekte mbeshtetese që ndërtojnë kapacitete te shëndetin mjedisor, kapacitete
epidemiologjike, dhe laboratorike, në nivel kombetar dhe lokal.
        -Sigurimin e informacionit dhe rekomandimeve, bazuar në survejancen dhe
epidemiologjinë e shëndetit publik, që kanë implikime në politikat e sigurisë ushqimore.
        -Pjesëmarrje në partneritet që informojnë konsumatorët, ofruesit e kujdesit shëndetësor,
profesionistët e shëndetit publik, dhe të tjerët në sektorin publik dhe privat rreth
parandalimit dhe menaxhimit te sëmundjeve me origjine ushqimore.
2. Ne fushen e Ushqyerjes kryhen aktivitete (procese, praktika, shërbime dhe programe) të cilat
synojne promovimin e të ushqyerit optimal, shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.
        -Seksioni i Ushqyerjes është struktura përgjegjëse për vleresimin e gjendjes ushqyese të
popullatës dhe ndikimin e dietës në shëndet, sidomos në zbulimin në kohë dhe zgjidhjen
e gjendjeve si pasoje e pamjaftueshmerive nutricionale me rëndësi në shëndet publik, për
të promovuar ushqyerje të shëndetshme dhe përmirësim të të ushqyerit.
        -Në bashkëpunim me institucionet lokale ky sektor kryen vleresime te gjendjes se të
ushqyerit dhe zakoneve dietike të popullatës duke perdorur indikatoret e fushes te
rkeomanduara edhe nga OBSH dheUNICEF.
        -Ne bashkepunim me ministritë e linjes mbeshtet me ekspertize zhvillimin e politikave
kombëtare të ushqimit dhe ushqyerjes, standardeve dhe normave te konsumit të grupeve
të caktuara të popullatës, si dhe udhëzimeve dhe materialeve për të promovuar ushqyerje
të shëndetshme.
        -Seksioni merr pjesë në projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare mbi
ushqyerjen dhe impaktin ne shendetin publik.

VLERËSIMI KOMBËTAR I GJENDJES NUTRICIONALE TE JODIT TEK FEMIJET

VLERËSIMI I GJENDJES NUTRICIONALE TE FEMIJEVE

ASSESSMENT OF NUTRITIONAL STATUS AND NUTRITION-RELATED KNOWLEDGE, ATTITUDES AND PRACTICES AMONG SCHOOL-AGED CHILDREN IN ALBANIA Survey Report 2017-2018