Sektori i Kontrollit të Vektorëve

Departamenti i  Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive

Sektori i Kontrollit të Vektorëve

 

  1. Të përmirësojë shëndetin e popullatës përmes kontrollit të vektorëve dhe gjitarëve të vegjël dhe identifikimit të disa agjentëve patogenë që transmetohen përmes tyre për të zvogëluar sëmundshmërinë, gjymtimin dhe vdekjen nga infeksione apo sëmundje që transmetohen me anë të vektorëve, duke ofruar një program kombëtar koordinues cilësor të kontrollit të vektorëve.
  2. Të përmirësojë menaxhimin e programit kombëtar të kontrollit duke rekomanduar dhe ofruar atë në çdo nivel (kombëtar, bashki, komuna, qendra shendetësore) përmes teknikave dhe metodologjive më të mira bashkëkohore të sigurta nëpërmjet shërbimeve të ndryshme.
  3. Të përgatisë listën e vektorëve dhe gjitarëve të vegjël prioritarë të vendit, programin e survejancës entomologjike sipas vektorëve dhe rodentëve  prioritarë, metodat për kontrollin dhe të monitorojë zbatimin e tyre.
  4. Të kryejë survejancë / monitorim entomologjik  të vektorëve dhe rodentologjik të gjitarëve të vegjël (brejtës dhe insektivorë) për identifikimin e dëmtuesve të shëndetit publik,  të monitorojë dëmtuesit e shëndetit publik, të përcaktojë  statusin e tyre,  metodat dhe masat e kontrollit;
  5. Të krijojë dhe përditësojë bazën e të dhënave lidhur me përhapjen gjeografike dhe sezonale të vektorëve dhe gjitarëve të vegjël, dhe të përditësojë hartëzimin e përhapjes së tyre;
  1. Të ofrojë asistencë teknike Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi procesin e autorizimit të importit të produkteve biocide (insekticide dhe rodenticide) dhe të kryejë vlerësimin e produkteve biocide gjatë procedurës së autorizimit;
  2. Të ofrojë konsulencë teknike për hartimin e strategjive dhe programeve të integruara të kontrollit të vektorëve dhe gjitarëve të vegjël;
  1. Të përgatisë udhëzues mbi survejancën dhe kontrollin e integruar të vektorëve dhe gjitarëve të vegjël;
  1. Të vlerësojë efikasitetin e masave të kontrollit të zbatuara në vend për vektorët dhe rodentët nëpërmjet monitorimit entomologjik dhe rodentologjik;
  2. Të përcaktojë, konfirmojë, monitorojë, përgjigjen ndaj shpërthimeve dhe sigurimin e evidencës shkencore për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve zoonotike dhe të transmetuara nga vektorët dhe rodentët.
  3. Të vendosë diagnozën e sëmundjeve parazitare të transmetuara nga vektorët.
  4. Të sigurojë për laboratorët e tjerë materiale referente laboratorike dhe protokolle diagnostike sipas standarteve ndërkombetare.
  5. Të sigurojë ekspertizen dhe këshillimin shkencor për laboratorët e tjerë në këtë fushë dhe jo vetëm, me anë të mbështetjes shkencore, informacioneve, rekomandimeve, trajnimeve.
  6. Të vendos kontakte, bashkëpunojë dhe bëhet pjesë e rrjeteve laboratorike kombëtare, rajonale, ndërkombetare për sëmundje të caktuara dhe shkaktar të caktuar, sipas fushës qe mbulon si dhe merr pjesë në rrjete dhe projekte për kërkim dhe zhvillim të cilat kontribuojnë në survejancën kombëtare dhe ndërkombëtare.
  7. Të sigurojë mbështetje dhe këshillime teknike në raste të shpërthimeve epidemiologjike dhe dukurive të pazakonta.
  8. Të azhornojë metodat diagnostike për konfirmimin e shkaktarit etiologjik/ duke përdorur ato të rekomanduara nga OBSH dhe institucionet ndërkombëtare të referëncës në këtë fushë.
  9. Të zoterojë pajisjet dhe bazen materiale te duhur per kryerjen e diagnoses konfirmuese.
  10. Të kryejë trajnime për rritjen e aftësive profesionale bashkëkohore.