Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, Shqipëri 2018

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, Shqipëri, 2018

 

“Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”

Në vitin e saj të gjashtë, Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik do të zhvillohet në datën 8 Maj 2018, në Tiranë, me temë: “Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”.

Kjo Konferencë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik do të adresojë disa çështje kryesore, të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor në shoqëritë në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera të Rajonit Europian.

Konferenca do të zhvillohet tek:

Hotel “Tirana Internacional”

Sheshi “Skënderbej” 8, Tiranë

 

Organizimi

Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik organizohet nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

 

Komiteti Shkencor Komiteti Organizues Sekretaria
Albana Fico

Genc Burazeri

Albana Ahmeti

Eduard Kakarriqi

Alban Ylli

Gentiana Qirjako

Silva Bino

Enver Roshi

Jolanda Hyska

Ervin Toci

Arben Gjata

Suela Këlliçi

Xheladin Draçini

Ariel Çomo

Mira Rrakacolli

Jera Kruja

Artur Xhumari

Edmond Rapti

Theodhor Karaj

Ulrich Laaser, Germany

Helmut Brand, the Netherlands

Juan Schoemaker, USA

Theodhore Tulchinsky, Israel

Charles Hardy, USA

Greg Evans, USA

Patricia Brownell, USA

Jadranka Bozikov, Croatia

Izet Masic, Bosnia-Herzegovina

Vesna Bjegovic, Serbia

Doncho Donev, Maqedoni

Naser Ramadani, Kosovë

Shaban Mehmeti, Maqedoni

Gentiana Qirjako

Jolanda Hyska

Rudina Çumashi

Jonida Haxhiu

Entela Neziraj

 

 

 

Jonida Canaj

Florida Beluli

Alba Rexha

Anxhela Shehu

Kujtim Topuzi

Herion Muja

 

 

 

 Klikoni per te pare: Programi i Konferencës 


 
 

Përshkrimi i sesioneve paralele     

SESIONI PARALEL 1: Shëndeti mendor në disa kategori të përzgjedhura të popullatës.Ky sesion do të trajtojë çështjet specifike të shëndetit mendor dhe problemet që lidhen me kategori të caktuara të popullatës duke përfshirë fëmijët, të rinjtë dhe adultët, me një fokus të veçantë tek gratë dhe të moshuarit në vende të ndryshme të Rajonit Evropian.Programi kombëtar i kontrollit shëndetësor bazë për popullatën adulte 35-70 vjeç që po  aplikohet në Shqipëri do të diskutohet si një shembull i sigurimit të evidencave të rëndësishme mbi madhësinë e çrregullimeve të shëndetit mendor në nivel popullate. Për më tepër, në këtë sesion do të prezantohen evidenca të rëndësishme mbi disa studime në të cilat janë përdorur instrumente të standardizuara dhe metodologji të ndryshme dhe që targetojnë kategori të ndryshme moshore, të tilla si të rinjtë dhe të moshuarit.Gjithashtu, në këtë sesion do të trajtohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndërpersonale, dhunën në komunitet dhe barrën e shëndetit mendor të lidhura me to. 

SESIONI PARALEL 2: Shëndeti mendor dhe lidhja e tij me sëmundjet e tjeraGjatë trajtimit apo menaxhimit të disa sëmundjeve kronike të tilla si ato kardio-vaskulare, sindromi metabolik dhe sidomos kanceri, është normale që të përjetohen probleme të ndryshme të shëndetit mendor. Në mënyrë të ngjashme, individët që jetojnë me HIV/AIDS ose sëmundje të tjera infektive si Hepatiti B dhe/ose C, Tuberkulozi dhe sëmundje të tjera të transmetueshme, përjetojnë një gamë të gjerë të çrregullimeve të shëndetit mendor. Në të vërtetë, është demonstruar bindshëm se individët e prekur nga sëmundje të ndryshme (kronike apo akute) mund të përballen me kufizime të reja në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme, të cilat çojnë në nivele të larta ankthi dhe më pas në depresion. Në fakt, në rrethana të tilla, zakonisht është e vështirë të përshtatesh me një realitet të ri dhe të ballafaqohesh me ndryshimet në jetën e përditshme.Në të gjitha rastet, shëndeti mendor dhe shëndeti fizik janë të lidhura ngushtësisht. Individët që jetojnë me kufizime fizike të shëndetit përjetojnë gati dy herë më shumë depresion dhe ankth krahasuar me  popullatën e përgjithshme. Nga ana tjetër, individët që jetojnë me një sëmundje të rëndë mendore janë në rrezik më të madh për të përjetuar një gamë të gjerë të kufizimeve fizike.Ky sesion do të trajtojë gjithashtu edhe sfidat e shëndetit mendor që lidhen me fatkeqësitë dhe emergjencat, të cilat, qofshin natyrore apo të krijuara nga njeriu, prekin jetën e popullatës së përgjithshme, komuniteteve të rrezikuara, nëpërmjet një zinxhiri sekuencash katastrofike që ndikojnë në zhvillimet sociale dhe ekonomike. Për të hartuar, organizuar dhe zbatuar shërbime të trajtimit të krizës pas fatkeqësive, duhet të krijohet një sistem i integruar, ndërveprues dhe elastikmes strukturave të shëndetit mendor dhe agjencive dhe institucioneve të menaxhimit të emergjencave. Mbetet sfidë serioze identifikimi i nevojave tek grupet e individëve të prekur, në bazë të së cilës shërbimet dhe nivelet e kujdesit shëndetësor duhet të ndërtohen dhe të përshtaten në përputhje me rrethanat. Në të gjitha rastet, problemet e shëndetit mendor dhe sfidat e hasura gjatë krizave të shëndetit publik janë një shqetësim i veçantë dhe paraqesin një barrë të madhe për individët e prekur dhe të gjithë shoqërinë.

SESIONI PARALEL 3: Shërbimet e shëndetit mendor në mjedise të ndryshmeTrajtimi dhe kujdesi për problemet e shëndetit mendor ofrohet në një shumëllojshmëri  mjedisesh  në varësi të vlerave, kapaciteteve dhe burimeve të secilit shtet. Mjedisi dhe niveli apo lloji i kujdesit shëndetësor varet nga shumë faktorë, duke përfshirë: natyrën dhe shkallën e sëmundjes, shëndetin fizik të individit të prekur, dhe llojin e trajtimit të dhënë  apo të sugjeruar.Tre llojet e mjediseve trajtuese për marrjen e kujdesit shëndetësor  tek individët me probleme të shëndetit mendor konsistojnë në shtrimin në spital të pacientit, kujdesin rezidencial dhe  trajtimin jospitalor. Gjithashtu, disa shërbime të kujdesit shëndetësor mendor  ofrohen  “online”  duke përdorur  teknologjinë moderne të komunikimit. Megjithatë, që prej viteve  1960, si rrjedhojë e një lëvizje sociale, në Amerikën e Veriut  dhe Evropë u bë deinstitucionalizimi i pacientevë me probleme të shëndetit mendor. Në këtë sesion do të diskutohen edhe praktikat aktuale më të mira në rajonin Evropian lidhur me deinstitucionalzimin e shërbimeve të shëndetit mendor.Aktualisht, stresi i lidhur me punën  dhe konsumimi mendor po bëhen  fenomen shumë i përhapur  në  popullatat e shumë vendeve  të rajonit Evropian.  Edhe mjedisi shkollor është i lidhur deri në një shkallë të caktuar me ankthin, ndjenjën e të qenit i pa shpresë  dhe depresionin  mes të rinjve.  Nga kjo pikëpamje, në këtë sesion do të trajtohen  edhe mjedise të tjera kyç për vlerësimin dhe më pas për adresimin e problemeve të shëndetit mendor siç janë shkollat dhe vendet e punës.

SESIONI PARALEL 4: Shëndeti mendor dhe të drejtat e njeriutNë shumë vende, mungesa e shërbimeve të shëndetit mendor të bazuara në komunitet nënkupton institucionet psikiatrike si kujdesin e vetëm në dispozicion për individët që vuajnë nga çrregullime mendore. Megjithatë, trajtimi i çrregullimeve mendore në institucionet psikiatrike çon në shkelje të rënda  të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës dhe trajtimin çnjerëzor dhe degradues të individëve të prekur nga çrregullime të ndryshme mendore. Për më tepër, OBSH ka argumentuar bindshëm edhe jashtë kontekstit të kujdesit shëndetësor, se individët të cilët janë të  prekur nga çrregullimet mendore përjashtohen nga jeta në komunitet dhe ju  mohohen  të drejtat themelore siç janë strehimi, ushqimi, veshja dhe janë të diskriminuar në aspektin e mundësive të punësimit, të së drejtës  për  arsim  dhe strehim për shkak të paaftësisë së tyre mendore.Në disa vende,  individëve me probleme të shëndetit mendor u mohohet e drejta për të votuar, apo edhe e drejta për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Kjo situatë i çon  individët me çrregullime mendore të vuajnë nga varfëria e skajshme e cila nga ana tjetër ka një efekt mbi aftësinë e tyre për të patur akses në kujdesin e duhur, të integrohen në shoqëri dhe të shërohen nga sëmundja e tyre. Prandaj, qëllimi i këtij sesioni do të jetë promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njerëzve që jetojnë me çrregullime mendore. 

Instruksione për abstraktet

Abstraktet do të konsiderohen për prezantim oral, ose poster. Prezantimet orale do të jenë 10 minuta, dhe 5 minuta kohë për diskutim në sesione 120 minutëshe. Individët duhet të regjistrohen për pjesëmarrje në konferencë me anë të abstrakteve që do paraqiten.Abstraktet nuk janë të kufizuara vetëm mbi temën e konferencës: pranohen si prezantim poster edhe tema të tjera të lidhura me shëndetin publik dhe shërbimet e shëndetit publik.Të gjithë abstraktet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën: konferencashp@yahoo.com

 Afati i dorëzimit të abstrakteve: 5 Prill 2018.

Aplikantët do të  njoftohen për pranimin e abstrakteve të tyre nga data, 15 Prill 2018. 

Udhëzimet e Përgjithshme

  • Abstrakti duhet të jetë maksimumi 250 fjalë. Mund të pranohen grafikët, tabelat, ose hartat, por duhet të vendosen në fund të tekstit.
  • Autorët duhet të para-përcaktojnë zgjedhjen e parë dhe të dytë të paraqitjes së abstraktëve: me gojë kundrejt prezantimeve me poster.
  • Titulli i Abstraktit: duhet të jetë i shkurtër, pa shkurtime dhe iniciale. Vendndodhja gjeografike dhe koha e studimit duhet përmendur kurdoherë e mundur/nevojshme.
  • Autori që prezanton: emri i autorit që prezanton duhet të jetë shtypur i plotë (Emër dhe Mbiemër).
  • Përfaqësia: nëse keni një ose më shumë përfaqësi institucionale, listoni dhe ju lutem përdorni 1, 2, 3 për radhitjen e tyre.

Struktura e Abstrakteve

Autorët duhet të përdorin nën-titujt e mëposhtëm që të strukturojnë abstraktet e tyre:

  • Qëllimi: duhet të adresojë historikun dhe arsyetimin shkencor për këtë studim, si edhe domethënien e temës nën studim për shëndetin publik. Autorët duhet të përshkruajnë rëndësinë e studimit, pyetj (-a; -et) kërkimore dhe objektivat e studimit.
  • Metodologjia: duhet të përshkruajë ndërtimin e studimit, vendin (komunitetin, klinikën, spitalin), pjesëmarrësit në studim, rezultatet e matjeve analitike dhe/ose teknikave ndërhyrëse.
  • Rezultatet: duhet të paraqesin gjetjet kryesore në të dhëna sasiore dhe cilësore, të shoqëruara me intervalet e konfidencës ose nivelet e domethënies të testeve statistikore, sipas përshtatshmërisë.

Gjetjet “negative” si edhe “pozitive” mund të jenë me interes të barazvlefshëm. Megjithatë, autorët duhet të raportojnë vetëm ato rezultate në lidhje me konkluzionin.

  • Konkluzioni: autorët duhet të raportojnë vetëm ato konkluzione që janë të mbështetura drejtpërdrejtë nga të dhënat. Autorët duhet të raportojnë veprimet që rekomandohen të ndërmerren në shëndet publik. Sa të jetë e mundur, autorët duhet të theksojnë madhësinë e ndikimit të punës së tyre kërkimore në shëndet publik.

 

Procedurat e Vlerësimit

  • Të gjitha abstraktet e dorëzuara do të rishikohen nga kolegët e Komitetit Shkencor sipas kritereve të mëposhtme: (i) risia dhe përkatësia me punën kërkimore; (ii) metodologjia; (iii) ndikimet për kërkimin dhe praktikën e shëndetit publik.

 Stili i tekstit Abstraktet duhet të shkruhen në Anglisht, Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me hapësirë njëshe.Regjistrimi në konferencë Për regjistrim, ju lutem kontaktoni sekretariatin në adresën: konferencashp@yahoo.com

 

Start Date - End Date

May 08, 2018 - May 08, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Rr. Aleksander Moisiu, nr. 80, Tirane, Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This