2 Prill 2016, Dita Botërore e Autizmit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Autizmit

2 Prill 2016

 

Autizmi dhe forma të tjera të paaftësisë janë pjesë e eksperiencës njerëzore duke kontribuar në diversitetin njerëzor. Kështu, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i jepet një forcë akoma më e madhe lëvizjes për ndërgjegjësim lidhur me Çrregullimet e Spektrit të Autizmit, duke dhënë kështu një forcë të re në dizenjiminin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave në të gjitha sferat, përfshirë atë politike, ekonomike dhe sociale, duke zvogëluar sa më shumë pabarazitë. Në shtator të vitit 2015, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u adoptua Axhenda për Zhvillimin e Qëndrueshëm e cila premtonte se nuk do të linte askënd të trajtohej në mënyrë të pabarabartë.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, u vendos në 18 dhjetor 2007 nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e përgjithshme vendosi Bashkërezolutën 62/139, e cila konsistonte në katër elemente. Pjesëmarrja e të gjitha shteteve dhe organizatave, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me autizmin në komunitetin e përgjithshëm.

Autizmi është një çrregullim në zhvillimin nervor që prek aftësinë e fëmijëve për t’u socializuar normalisht, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të përdorur komunikimin verbal dhe joverbal. Që prej vitit 2012, ka patur një rritje 30% në numrin e fëmijëve të prekur nga autizmi, dhe Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me këtë problem shëndetësor në rritje.

 

Përgjithësisht, autizmi shfaqet shumë shpejt, që në foshnjëri, por në disa raste ai mund të shfaqet më vonë. Kjo sëmundje është progresive. Autizimi shfaqet me tri simptoma të ndara. Triada përfshin vështirësi në socializim, probleme komunikimi dhe një numër të kufizuar interesash kombinuar me sjellje përsësitëse.

Autizmi nuk klasifikohet më si një çrregulim i vetëm por si një spektër çrregullimsh të quajtura Çrregullime të Spektrit të Autizmit, ku përfshihet Çrregullimi i Autizmit, Sindroma Asperger, Çrregullimi Disintegrativ, Sindroma Rett, dhe Çrregullimi i Autizmit i Paspecifikuar Gjetiu.

Përgjithësisht, fëmijët me çrregullime të spektrit autik, shfaqen me një zhvillim të fushave të inteligjencës, shpesh më të zhvilluar se moshatarët, duke përfshirë të lexuarin, gjuhën, muzikën, apo aftësitë hapësinore, ku shfaqen në shkallë të tilla që konsiderohen si “talente” në këto fusha. Kjo mendohet si balancim me vonesat e dukshme në fusha e tjera të zhvillimit.

 

 

Tema e këtij viti: “Respekt, Pranim, Përfshirje

Diskriminimi është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballen personat që vuajnë nga Çrregullime të Spektrit Autik. Shpesh, ai vjen si rezultat i mungesës së të kuptuarit lidhur me atë që do të thotë në të vërtetetë të jesh autik. Barrierat përsa i përket qëndrimeve, stereotipeve dhe paragjykimeve, vështirësojnë pjesëmarrjen e personave autikë në shoqëri. Është koha që shoqëria duhet të kuptojë më mirë autizmin, në mënyrë që të fillojë të largojë barrierat të cilat i pengojnë ata që të përfshihen.

 

Mesazhet kyçe për këtë vit

  • 1% e popullsisë në botë preket nga autizmi. Në ditët e sotme, shumë njerëz janë të ndërgjegjësuar për autizmin, por shumë pak e dinë se çfarë do të thotë të jetosh me një person autik.

Një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballen personat që vuajnë nga autizmi është diskriminimi dhe mungesa e të kuptuarit të eksperiencës së tyre të përditshme.

 

  • Të kuptuarit e personave me autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë për të qenë më pranuese dhe gjithëpërfshirëse

Njohja e vështirësive të caktuara të personave autikë kur ata marrin pjesë në aktivitete në komunitet, mund të ndihmojë njerëzit të shkojnë në drejtimin e duhur për heqjen e barrierave të cilat i izolojnë ata.

 

  • Personat me autizëm apo sindromën Asperger, mund të duket se sillen në mënyrë të pazakontë.

Shumë persona autikë mund ta kenë të vështirë të procesojnë informacionin ndjesor të përditshëm si tingujt, aromat, imazhet. Kjo quhet si vështirësi në integrimin sensor, ose ndjeshmëria sensore. Ajo mund të ketë një efekt të fuqishëm në jetën e personit si dhe të shkaktojë reagime jo të zakonshme.

 

  • Personat me autizëm mund të kenë disa talente dhe aftësi. Çelësi është sesi të nxiten ata që t’i shfaqin këto talente dhe aftësi në mënyrë që, të arrijnë të shpalosin potencialin e tyre të plotë.

Personat me autizëm ka më tepër të ngjarë të jenë të papunë krahahasuar me të tjerët. Megjithatë, ata kanë shumë për t’u ofruar bizneseve dhe gjithë shoqërisë. Në botë ka disa kompani që kërkojnë të punësojnë persona autikë, por këto raste janë akoma shumë të rralla.

 

  • Të gjithë duhet të mendojnë sesi komuniteti, vendi i punës/shkolla të jenë një vend miqësor për personat autikë, dhe një vend ku atyre t’u jepet mundësia të shpalosin potencialin e tyre të plotë.

Shpesh ofrohen pak mundësi për një akomodim të përshtatshëm për nevojat e personave autikë.

Start Date - End Date

Apr 02, 2016 - Apr 03, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This