Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit

D.Promocionit

Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit ushtron aktivitetin e vet në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e tjera shkencore të ISHP-së, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoritë/shërbimet e shëndetit publik në bazë rajoni/rrethi, si dhe sektorët publik jashtë sferës së shëndetësisë dhe/ose organizma/organizata të ndryshme jopublike brenda dhe jashtë vendit.

Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit është i organizuar në gjashtë sektorë:
1. Sektori i Ujit dhe Sanitetit
2. Sektori i Epidemiologjisë Ambientale dhe Kontrollit të Cilësisë së Ajrit
3. Sektori i Fizikës Sanitare
4. Sektori i Shëndetit në Punë dhe Toksikologjisë
5. Sektori i Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore
6. Sektori i Laboratorëve

Drejtimet Kryesore të Aktivitetit të Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit
Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit është qendra referencë kombëtare për çështjet e lidhura me ujin e pijshëm, cilësinë e ajrit, sigurinë ushqimore, fizikën sanitare dhe të gjitha çështjet e tjera të lidhura me shëndetin dhe mjedisin. Qëllimi final i të gjithë veprimtarisë së këtij departamenti është përmirësimi i qëndrueshëm dhe mbrojta e shëndetit të popullatës nga kërcënimet mjedisore.

Drejtimet kryesore të aktivitetit të Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit janë:
a) Ekspertiza në fushën e ujit dhe sanitetit përmes studimeve shkencore lidhur me
vlerësimin e rrezikut.
b) Ekspertiza në fushën e cilësisë së ajrit përmes monitorimit të vazhdueshëm, si dhe
ndërmarrjes së studimeve të thelluara shkencore.
c) Ekspertiza në fushën e higjienës së vendeve të banuara, me planifikimin e qyteteve dhe
fshatrave, me problemet e materialeve ndërtimore të banesave.
d) Ekspertiza në fushën e sigurisë ushqimore përmes hulumtimeve shkencore periodike.
e) Ekspertiza në mbrotjen e popullatës nga zhurmat dhe vibracionet, si agjentë rreziku për
shëndetin mendor dhe më gjerë.
f) Ekspertiza në fushën e fizikës sanitare.