- This event has passed.
Description
Informacion për gripin stinor
Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se infeksionet akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin, paraqiten në ngritje dhe aktiviteti i gripit paraqitet me intensitet mesatar. Si në vendet Europiane dhe të rajonit edhe në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore. Situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.
Disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti. Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?
– Lani duart rregullisht
– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.
Kur jeni të sëmurë:
– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta
– Pini sa më shumë lëngje
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.
A/H1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk: Punonjësit shëndetësor, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.