Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor
15 Nëntor 2020

Veprimi urgjent mbetet i domosdoshëm. Në këtë Ditë Botërore, unë u bëj thirrje të gjithëve që të bashkojnë forcat për të adresuar krizën globale të sigurisë rrugore.  

                                            Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Gueterras.

 

Aksidentet e trafikut rrugor janë një ndër shkaqet kryesore tëvdekjeve në të gjitha grupmoshat dhe po ashtu, i humbjes së jetës për fëmijët dhe të rriturit e moshës 5-29 vjeç. Rreziku i vdekjes në një përplasje të trafikut rrugor është mbi 3 herë më i madh në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendet me të ardhura të larta.

Më shumë se gjysma e vdekjeve nga trafiku rrugor janë midis përdoruesve të rrezikuar të rrugës: këmbësorë, çiklistë dhe motoçiklistë. Këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e automjeteve me motor me 2 dhe 3 rrota dhe pasagjerët e tyre njihen së bashku si “përdorues të rrezikshëm të rrugës”, dhe përbëjnë gjysmën e të gjitha vdekjeve të trafikut rrugor në të gjithë botën. Një përqindje më e lartë e përdoruesve të rrezikuar të rrugës vdesin në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendet me të ardhura të larta.

Që nga miratimi i Ditës Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor, në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme  60/5, respektimi i dokumentit në fjalë është përhapur në një numër në rritje të vendeve në çdo kontinent.

Dita Botërore është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të zvogëluar viktimat në rrugë. Ajo ofron një mundësi për tërheqjen e vëmendjes në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet rrugore,për njohjen e vuajtjeve të viktimave të këtyre aksidenteve dhe punën e shërbimeve mbështetëse dhe të shpëtimit.

Jeta nuk është pjesë makine.

Tema bazohet në Shtyllën 3, të Planit Global për Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore Automjete më të sigurta! Pavarësisht nga përpjekjet e organizuara institucionalepër disiplinimin e situatës , lloji i lëvizshmërisë rrugore që ekziston në të gjithë botën ende ushqen një numër të patolerueshëm të vdekjeve, lëndimeve serioze dhe sëmundjeve çdo vit – pasojë e menjëhershme e përplasjeve të trafikut rrugordhe përmes ndotjes së ajrit.

Pse i shënojmë ditët ndërkombëtare?

Ditët ndërkombëtare janë raste për të edukuar publikun për çështje shqetësuese, për të mobilizuar vullnetin politik dhe burimet; për të adresuar problemet globale; për të festuar e forcuar arritjet e njerëzimit dhe si një mjet i fuqishëm i  ndikimit publik.

 

 

Start Date - End Date

Nov 14, 2020 - Nov 15, 2020

Start Time - End Time

11:00 pm - 10:59 pm

Share This