25 Nëntor 2017, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ka ftuar qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për të ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë problem.

Është tronditës fakti që një në tri gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj – një pandemi e përmasave globale.

Dhuna nuk është e pashmangshme dhe mund të parandalohet. Por kjo nuk është aq e drejtpërdrejtë sa çrrënjosja e një virusi. Nuk ka vaksina, medikamente apo shërim, dhe nuk ka asnjë arsye të vetme përse ndodh. Prandaj, strategjitë parandaluese duhet të jenë me ndërhyrje të shumta dhe të ndërmerren paralelisht, në mënyrë që të kenë efekte afatgjata dhe të përhershme.

Shumë sektorë, aktorë dhe palë të interesuara duhet të angazhohen.

Studime të shumta kanë provuar se cilat ndërhyrje janë efikase për të parandaluar dhunën – nga mobilizimi i komunitetit për të ndryshuar normat shoqërore, tek ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në shkolla që synojnë stafin dhe nxënësit, fuqizimi ekonomik së bashku me trajnimin për barazi gjinore.

Pse është vendosur kjo Ditë Ndërkombëtare?

  • Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.
  • Dhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave, në ligj dhe në praktikë, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.
  • Dhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër HIV dhe AIDS, paqen dhe sigurinë.
  • Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.

 

Kjo fushatë globale më pas është zgjeruar me 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

E njohur dhe si “16 Ditët”, kjo fushatë fillon në 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit fushata bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Dhuna ndaj grave

Dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave

Faktet kryesore:

  • Dhuna ndaj grave, veçanërisht dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale, janë probleme të mëdha të shëndetit publik dhe shkelje të të drejtave të njeriut (të grave).
  • Vlerësimet globale të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 1 në 3 (35%) gra në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim ose nga partneri jointim, gjatë jetës së tyre.
  • Shumica e kësaj dhune është dhuna nga partneri intim. Në mbarë botën, pothuajse një e treta (30%) e grave që kanë qenë në marrëdhënie kanë raportuar se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim gjatë jetës së tyre.
  • Globalisht, deri në 38% e vrasjeve të grave kryhen nga një partner intim mashkull.
  • Dhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik, mendor, seksual dhe riprodhues të grave dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV.
  • Faktorët që lidhen me rritjen e rrezikut të kryerjes së dhunës përfshijnë arsimimin e ulët, keqtrajtimin në fëmijëri ose ekspozimin ndaj dhunës në familje, përdorimin e dëmshëm të alkoolit, qëndrimet që pranojnë dhunën dhe pabarazinë gjinore.
  • Faktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim dhe dhunë seksuale përfshijnë arsimimin e ulët, ekspozimin ndaj dhunës midis prindërve, abuzimin gjatë fëmijërisë, qëndrimet që pranojnë dhunën dhe pabarazinë gjinore.
  • Studimet tregojnë se programet e bazuara në shkolla mund të jenë efektive në parandalimin e dhunës në një marrëdhënie mes të rinjve.
  • Në vendet me të ardhura të ulëta, strategjitë për të rritur fuqizimin ekonomik dhe social të gruas, kombinuar me trajnimin për barazi gjinore dhe iniciativat e bazuara në komunitet që adresojnë pabarazinë gjinore dhe aftësitë në një marrëdhënie, kanë treguar efektivitet në uljen e dhunës nga partneri intim.

 

 

 

Start Date - End Date

Nov 25, 2017 - Nov 30, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This