21 Shtator 2020 Dita Botërore e Alzaimerit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

21 Shtator 2020

Dita Botërore e Alzaimerit

Data 21 Shtator është vendosur si Dita Botërore e Alzaimerit, duke u konsideruar si një ditë në të cilën të gjithë,politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve, familjarët që kanëindividë të prekur dhe i gjithë opinioni publik, përqendrojnëvëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me Alzaimerin. Kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur, familjarët e tyre, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi

Sëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë.

 

Slogani i kEsaj dite për vitin 2020 është ‘Le të flasim për demencen‘.

 

Slogani I k=tij viti synon që njerëzit të kuptojnë e inkurajojnë hapjen dhe diskutimin mbi demenc=n. Studimi i faktorëve t=rrezikut për demenc= gjatë gjithë jetës përfshin edukimin e hershëm, hipertensionin, dëmtimin e dëgjimit, mbipesh=n, pirjen e duhanit, depresionin, pasivitetin fizik, diabeti dhe izolimi shoqëror. Individualizimi i kujdesit për pacient=t me demenc=, duke siguruar mbështetje për anëtarët e familjes dhe planifikimin për të ardhmen, përfshirë kujdesin në fund të jetës, janë aspekte t= rëndësishme që duhet të merren parasysh. Është parë që diagnostikimi i hershëm dhe kujdesi në kohë i një sëmundje të tillë mund të përmirësojë duksh=m gjendjen e nj=pacienti. Kujdesi më i mirë i mundshëm mund të arrihet vetëm përmes diskutimit, destigmatizimit, diagnostikimit të hershëm dhe vendosjes së nevojave pacientit dhe familjes s= tij n= radh= t= parë.

 

Fakte dhe shifra

Sëmundja e Alzaimerit dëmton trurin, duke rezultuar nëdëmtim të kujtesës, të menduarit dhe sjelljes.
Faktori më i madh i rrezikut për Alzaimer është mosha e madhe, ku tre në dhjetë individë mbi 85 vjeç diagnostikohenme demencë.
Në raste sporadike, Alzaimeri mund të prek= individë nëçfarëdo moshe.
Zakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeç.
rang global, janë afërsisht 44 milionë individë me Alzaimer apo forma të tjera të demencës.
Vetëm 1 në 4 individë me Alzaimer është i diagnostikuar për këtë problem.
Alzaimeri dhe demancat e tjera janë më të përhapura nëEuropë, ndjekur nga Amerika e veriut.
Alzaimeri është më pak i përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.
Alzaimeri dhe demencat e tjera janë shkaku kryesor për paaftësi në moshën e tretë.
Dy në tre individë me Alzaimer janë femra.
30% e individëve me Alzaimer kanë gjithashtu sëmundje tëzemrës dhe 29% kanë edhe diabet.
Më shumë se 40% e familjarëve të individëve me Alzaimer raportojnë se stresi emocional që ata përjetojnë në rolin e tyre është shumë i lartë.
Individët me Alzaimer hospitalizohen tri herë më shpesh sesa moshatarët e tyre pa këtë problem.
Familjarët e individëve me Alzaimer raportojnë se, që nga momenti që i afërmi i tyre diagnostikohet me Alzaimer, ata duhet të kujdesen akoma më shumë për shëndetin e tyre nëmënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë përkujdesje për individët me Alzaimer.

 

Start Date - End Date

Sep 21, 2020 - Sep 21, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This