21 Shtator 2017, Dita Botërore e Alzaimerit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Data 21 Shtator është vendosur si Dita Botërore e Alzaimerit, duke u konsideruar si një ditë në të cilën të gjithë, politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve, familjarët që kanë individë të prekur dhe i gjithë opinioni publik, përqendrojnë vëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me Alzaimerin. Kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur, familjarët e tyre, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi

Sëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë.

Fakte dhe shifra

  • Sëmundja e Alzaimerit dëmton trurin, duke rezultuar në dëmtim të kujtesës, të të menduarit dhe të sjelljes.
  • Faktori më i madh i rrezikut për Alzaimer është mosha e madhe, ku tre në dhjetë individë mbi 85 vjeç diagnostikohen me demencë.
  • Në raste sporadike, Alzaimeri mund të prek individë në çfarëdo moshe.
  • Zakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeç.
  • Në rang global, janë afërsisht 44 milionë individë me Alzaimer apo forma të tjera të demencës.
  • Vetëm 1 në 4 individë me Alzaimer është i diagnostikuar për këtë problem.
  • Alzaimeri dhe demancat e tjera janë më të përhapura në Europë, ndjekur nga Amerika e veriut.
  • Alzaimeri është më pak i përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.
  • Alzaimeri dhe demencat e tjera janë shkaku kryesor për papaftësi në moshën e tretë.
  • Dy në tre individë me Alzaimer janë femra.
  • 30% e individëve me Alzaimer kanë gjithashtu sëmundje të zemrës dhe 29% kanë edhe diabet.
  • Më shumë se 40% e familjarëve të individëve me Alzaimer raportojnë se stresi emocional që ata përjetojnë në rolin e tyre është shumë i lartë.
  • Individët me Alzaimer hospitalizohen tri herë më shpesh sesa moshatarët e tyre pa këtë problem.
  • Familjarët e individëve me Alzaimer raportojnë se, që nga momenti që i afërmi i tyre diagnostikohet me Alzaimer, ata duhet të kujdesen akoma më shumë për shëndetin e tyre në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë përkujdesje për individët me Alzaimer.

 

Start Date - End Date

Sep 21, 2017 - Sep 30, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This