21 Nëntor 2018 Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

Loading Events
  • This event has passed.
Description

21 Nëntor 2018

Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një term që përdoret për të përshkruar sëmundjet e mushkërive.

Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë  numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë.

SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur

në vendet me të ardhura të ulëta.
Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është:

 

“Nuk është as shumë herët, as shumë vonë”

 

Simptomat që shfaqen më shpesh janë:

  • Mosmbushja me frymë 
  •  Shtrëngimi në kraharor
  •  Kolla me mukus (gëlbazë) të tepërt, sidomos në mëngjes 
  •  Fishkëllima në frymëmarrje

Si diagnostikohet SPOK-u?

Doktori juaj duhet t’ju pyesë për historinë mjekësore dhe duhet t’ju bëjë një ekzaminim fizik. 
Ai mund të kërkojë një ose disa nga testet e mëposhtme: 
• Grafi të thjeshtë me rreze-x dhe/ose skaner të toraksit.  
• Teste të funksioneve pulmonare (të mushkërive) – një teknik i sëmundjeve të mushkërive përdor disa teste për të parë sa mirë funksionojnë mushkëritë tuaja. 
• Oksimetri e pulsit – një test pa dhimbje që mat nivelin e oksigjenit në gjak. 
• Analizë e gazit në gjak – një test gjaku që mat sasinë e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak. 

Shkaktarët kryesorë të SPOK janë:

  • Duhanpirja
  • Ndotja e ajrit
  • Pluhurat dhe kimikatet në vendin e punës

 

 

SPOK nuk është i kurueshëm por trajtimi mund të lehtësojë simptomat, përmirësojë cilësinë e jetës dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.

 

 

 

Start Date - End Date

Nov 21, 2018 - Nov 21, 2018

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This