21 Mars, Dita Botërore e Sindromës Dawn

Loading Events
  • This event has passed.
Description

21 Mars

Dita Botërore e Sindromës Dawn

 

Këtë vit, 21 marsi shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërore të Sindromës Dawn. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut  për sindromën Down.

Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkangjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës. Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë është rreth 50, krahasuar me një mesatare të koeficientit të inteligjencës 100 te fëmijët normalë. Shfaqja e sindromës Dawn është vlerësuar 4.6 për 10 000 lindje dhe është hasur te të gjitha popullatat. Sindroma Dawn u përcaktua fillimisht si çrregullim kromozomik në vitin 1959 nga një pediatër dhe gjenetist francez, Jérôme Lejeune.

Personat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre.

Realiteti tregon se, prania e qëndrimeve negative kundrejt këtyre personave sjell pritshmëri të ulëta, diskriminim dhe përjashtim, duke krijuar komunitete në të cilat fëmijët dhe të rriturit me sindromin Dawn nuk mund të integrohen në mënyrë të barabartë.

Në ato vende ku fëmijëve me sindromën Dawn u jepen mundësi për pjesëmarrje, duke krijuar mjedise shoqërore, pranuese, respekti dhe pritshmëri të larta, të cilat rezultojnë të jenë shumë efektive për këta persona.

Jo vetëm kaq, por këto mjedise u mundësojnë fëmijëve me sindromën Dawn të jetojnë dhe të punojnë me besimin në autonominë individuale, të përfshirë plotësisht në shoqëri së bashku me moshatarët e tyre.


Start Date - End Date

Mar 21, 2016 - Mar 31, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This