12 Tetor 2017, Dita Botërore e Shikimit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Shikimit është një ditë ndërgjegjësimi që organizohet të enjten e dytë të tetorit, për të përqendruar vëmendjen globale në verbërinë dhe dëmtimin e shikimit. Këtë vit, Dita Botërore e Shikimit organizohet më 12 tetor.

Ky është viti i pestë i Planit të Veprimit Global të OBSH-së, dhe me këtë rast inkurajohen anëtarët dhe partnerët që të vazhdojnë me temën “Shëndeti Universal i Syrit”.

Këtë vit, “Thirrja për Veprim” për Ditën Botërore të Shikimit është:

 

Bëni që shikimi të ketë vlerë!

 

Dita Botërore e Shikimit 2017 koordinohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB) në kuadër të Iniciativës Globale VIZION 2020.

Në Ditën Botërore të Shikimit,të gjithë duhet të punojnë së bashku për:

  • Rritjen e vetëdijes publike për verbërinë dhe dëmtimin e shikimit si çështje kryesore të shëndetit publik.
  • Ndikimin në Qeveritë/Ministrat e Shëndetësisë për marrjen pjesë në fondet për programet e parandalimit të verbërisë kombëtare.
  • Edukimine audiencave të synuara për parandalimin e verbërisë, për VIZION 2020 dhe për krijimin e mbështetjeve për aktivitetet e programit VISION 2020.

 

Mesazhet kryesore ndërkombëtare:

 

  • Përafërsisht, 285 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me shikim të ulët dhe verbëri.
  • 39 milionë prej tyre janë të verbër dhe 246 milionë kanë dëmtim të moderuar ose të rëndë të shikimit.
  • 90% e të verbërve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta.
  • Megjithatë, 80% e dëmtimit të shikimit është i shmangshëm – pra lehtësisht i shërueshëm dhe/ose i parandalueshëm
  • Korrigjimi i syve dhe strategjitë e parandalimit të verbërisë janë ndër ndërhyrjet më efektive në kujdesin shëndetësor.
  • Numri i njerëzve të verbër nga shkaqet infektive është zvogëluar në 20 vitet e fundit.
  • Rreth 19 milionë fëmijë kanë vështirësi në shikim.
  • Rreth 65% e gjithë njerëzve të cilët kanë vështirësi në shikim janë 50 vjeç e lart, dhe kjo grup-moshë përbën vetëm 20% të popullsisë së botës.
  • Rritja e popullsisë së moshuar në shumë vende do të thotë se më shumë njerëz do të jenë në rrezik për dëmtimine shikimit të lidhur me moshën.

 

Start Date - End Date

Oct 12, 2017 - Oct 16, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This