Dita Botërore e Popullsisë, 11 korrik 2022

Dita Botërore e Popullsisë, 11 korrik 2022.

Dita Botërore e Popullsisë (2022) kremtohet çdo vit më 11 korrik, ajo është një festë që i kushtohet fokusimit në rëndësinë e çështjeve demografike.

DITA u krijua nga Kombet e Bashkuara si rezultat i shprehjes së interesit të shtuar të njerëzve pikërisht në datën e cituar kur popullsia arriti shifrën pesë miliard në vitin 1987.

Tema për këtë vit është: ‘Historia dhe Rëndësia!’
Le të mësojmë në detaje rreth temës, historisë dhe rëndësisë së Ditës Botërore të Popullsisë 2022.

Sigurisht, ju mund ta dini se sot ka më shumë se shtatë miliardë njerëz në Tokë, por sa shpesh ndaloni të mendoni se, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo shifër!

Dhe shikoni sa është rritur popullsia që nga 11 korriku i vitit të largët 1987!

Çështjet e popullsisë mbulojnë shumë territore, shumë agjenda: nga planifikimi familjar, barazia gjinore, ndikimet mjedisore e deri te shqetësimet e të drejtave të njeriut.

Dita Botërore e Popullsisë u lançua në vitin 1989 nga Këshilli Drejtues i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dhe rezoluta 45/ 216 e zyrtarizoi këtë në dhjetor 1990.

Dita Botërore e Popullsisë shërben për të nxjerrë në pah problematikat në rritje që vijnë me mbipopullimin, si edhe ndërgjegjësimin për efektet që ka kjo në zhvillim dhe natyrë.

Mbipopullimi është një çështje thelbësore, veçanërisht duke pasur parasysh se burimet e planetit ku jetojmë po shterohen me një ritëm të paqëndrueshëm.

Rritja e popullsisë hedh dritë edhe mbi problemet shëndetësore me të cilat përballen gratë gjatë shtatzënisë dhe lindjes, duke e bërë nevojën për planifikimin familjar, barazinë gjinore dhe shëndetin e nënës më të rëndësishme se kurrë.

Çështja e popullsisë po shkakton gjithashtu tensione në shoqëri: Krime të tmerrshme po ndodhin më shumë se kurrë në fushën e pabarazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Liderët tashmë po bëjnë një punë nën nivelin e kujdesit për qytetarët e tyre dhe ndërsa më shumë njerëz vijnë në botë, shkeljet si trafikimi i qenieve njerëzore dhe puna e fëmijëve po bëhen gjithnjë e më normale.

DITA konsiderohet ngjarje me rëndësi dhe festohet në vende të ndryshme të botës duke organizuar seminare dhe diskutime publike, qofshin ato virtuale apo në konferenca. Fokusi kryesor për vitin aktual është:
Le të mësojmë në detaje rreth temës, historisë dhe rëndësisë së Ditës Botërore të Popullsisë 2022.