Dita Botërore e Ndihmës së Parë, 10 shtator 2022.

Dita Botërore e Ndihmës së Parë, 10 shtator 2022.

Dita Botërore e Ndihmës së Parë kremtohet sistematikisht të shtunën e dytë të muajit shtator.
Ajo është një fushatë vjetore që promovon trajnimin e ndihmës së parë për të shpëtuar jetë në të
gjithë globin.
Herë pas here, njerëzit anembanë botës përballen me një moment kur mund t’u duhet të japin
ndihmën e parë. DITA është e rëndësishme për të treguar vlerën e ndihmës së parë dhe për të
krijuar ndërgjegjësim. Prandaj, është e nevojshme që të rriturit dhe fëmijët të dinë se si të ofrojnë
ndihmën e parë në rast urgjence. Ndihma e parë luan një rol vendimtar në parandalimin e situatave të dëmshme.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë është: “Ndihma e parë, – gjatë gjithë
jetës!”.

Pse është e rëndësishme ndihma e parë?
Ndihma e parë është një trajtim i shpejtë që i jepet çdo personi të lënduar derisa të sigurohen
trajtimet më të specializuara mjekësore.
Në të vërtetë, ndihma e parë luan një rol jetik, sepse nuk janë të pakta rastet kur njerëzit
humbasin jetën në mungesë të ndihmës së nevojshme mjekësore. Pra, ndihma e parë ndihmon
njerëz të tillë dhe mund të jetë një proces shpëtimtar.
Një mënyrë unike për t’u mësuar fëmijëve rëndësinë e ndihmës së parë është festimi i saj në
shkolla. Një seminar njëditor mund të jetë efektiv në mësimin e fëmijëve se si të japin ndihmën e
parë bazë nëse dikush lëndohet. Si përfundim, ndërgjegjësimi për ndihmën e parë është një
nevojë e përditshme, sepse mund t’i aftësojë fëmijët të përgatiten për situata kërcënuese për jetën.
Objektiv i Ditës mbetet:
1.Ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për të shpëtuar jetën e individëve.
2.Ofrimi i ndihmës së parë për personin e dëmtuar.
3.Dërgimi i personit të dëmtuar në spital ku mund t’i kushtohet vëmendja e nevojshme duke
shmangur fatkeqësinë.
Si t’i ndërgjegjësojmë fëmijët për ndihmën e parë?
1.Përdorini lojën me role për të shpjeguar situatat ku ndihma e parë mund të jetë e
dobishme.
2.Flisni për rëndësinë e ndihmës së parë në aktivitete dhe seminare.
3. Shpallni atë si temë në kampet verore.