Në kuadër të Ditës Botërore Pa Duhan, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me pjesëmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësuesve të OSHKSH, studentëve të Shëndetit Publik dhe gjimnazistëve të Tiranës.
Të rinjtë përcollën mesazhe të forta për një jetë pa duhan dhe për rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit nga të gjitha format e produkteve të duhanit.
Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme, ku të rinjtë bëjnë zgjedhje të informuara dhe të përgjegjshme.
Frymo të Ardhmen. Zgjidh shëndetin
#DitaBotërorePaDuhan