Dhe pse në javën e fundit te shkollës vëmendja është tek e ardhmja e shëndetshme!
Në shkollën
9- vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, së bashku me Znj. Armanda Begaj e cila gjithmonë ndjek çështjet e shëndetit publik u krye takimi ndërgjegjësues dhe u përcollen mesazhet se
vaksinimi ndaj HPV eshte shume i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijve tane!


Nxënësit, prindërit dhe mësuesit u informuan mbi llojet e viruseve, rëndësinë e parandalimit dhe efektet afatgjata të mbrojtjes nga vaksinimi në kohë i fëmijëve ndaj
Virusit të Papilomës Humane sipas rekomandimeve të specialistëve të strukturave shëndetësore.


