Konferenca e 8-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

Konferenca e 8-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik
“Shëndeti Publik, Gatishmëria dhe Përgjigjia ndaj Emergjencave”

12 Dhjetor 2022

Sistemet e shëndetit publik luajnë një rol integral në përgatitjen e komuniteteve për t’iu përgjigjur dhe rimëkëmbur nga kërcënimet dhe emergjencat e ndryshme shëndetësore. Roli i ofruesve të shëndetit publik është të promovojnë, mbrojnë dhe përmirësojnë shëndetin e individëve dhe komuniteteve. Pas një fatkeqësie të madhe, punonjësit e shëndetit publik shpesh thirren të marrin pjesë në një përgjigje të koordinuar për të shpëtuar jetë dhe për të
parandaluar situata të pafavorshme për popullatat vulnerabël.
Zakonisht situatat emergjente i vendosin sistemet shëndetësore në sfida të rëndësishme, të cilat prekin të gjithë komponentët e tyre. Shqipëria u përball gjatë tre viteve të fundit jo vetëm me pandeminë e COVID-19, por edhe me pasojat e tërmetit që ndodhi në nëntor 2019. Kjo konferencë do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar rreth sfidave me të cilat u përballën profesionistët e shëndetësisë gjatë këtyre situatave të rëndësishme emergjente në Shqipëri. Është hera e parë që në Shqipëri organizohet një konferencë ndërkombëtare e shëndetit publik kushtuar situatave emergjente të shëndetit publik në vend si dhe në vendet e tjera të Rajonit Europian.

Në konferencë do të ndahet informacion mbi kontributin që kanë dhënë të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor në emergjenca të tilla si siç është pandemia aktuale Covid-19, si dhe idetë për përshtatjet e reja në situata emergjente.
Kjo konferencë do të trajtojë çështje të ndryshme me të cilat përballen sistemet e kujdesit shëndetësor për një reagim më të mirë emergjent në shoqëritë në tranzicion të Ballkanit Perëndimor dhe në vendet e tjera të rajonit evropian. Ai do të bashkojë profesionistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetin publik,
kujdesin shëndetësor parësor dhe spitalet, urgjencat, shkencat sociale dhe të komunikimit etj., dhe do t’i lejojë ata të ndajnë përvojat dhe të diskutojnë gjetjet e kërkimit shkencor, duke trajtuar modele inovatore për aspekte sociale dhe shëndetësore të reagimit në situata emergjente.

Temat kryesore: Ne kemi identifikuar pesë tema kryesore të cilat do të mbulojnë fusha të ndryshme interesi:

1. Shërbimet Shëndetësore në situata emergjence
2. Imunizimi gjatë pandemisë COVID-19
3. Komunikimi gjatë emergjencave dhe Infodemia
4. Ndërhyrjet e shëndetit publik në kontrollin e pandemisë
5. Promocioni Shëndetësor në shkolla

Lloji i kontributit: Të gjitha punimet (abstraktet) do t’i nënshtrohen një procesi rishikimi dhe do të ndahen në këto kategori:

– Prezantim oral
– Poster
– Prezantim virtual

Më poshtë është informacioni i nevojshëm për dërgimin e abstrakteve:  

Instruksione për abstraktet Abstraktet do të konsiderohen për prezantim oral, ose me poster. Prezantimet orale do të jenë 10 minuta, dhe 5 minuta kohë për diskutim.. Individët duhet të regjistrohen për konferencën me anë të abstrakteve që do paraqiten. Abstraktet nuk janë të kufizuara vetëm mbi temën e konferencës: tema të tjera mbi shëndetin publik dhe shërbimet e shëndetit publik janë të mirëpritura.

Të gjithë abstraktet duhet të dorëzohen me e-mail tek: konferencashp@gmail.com
Afati i dorëzimit të abstrakteve është 03 Nëntor 2022.

Konferenca do të akreditohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit  Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK)

Udhëzimet e Përgjithshme
– Abstrakti duhet të jetë maksimumi 250 fjalë. Mund të pranohen grafikët, tabelat, ose hartat, por duhet të vendosen në fund të tekstit.
– Autorët duhet të para-përcaktojnë zgjedhjen e parë dhe të dytë të paraqitjes së abstraktëve: me gojë kundrejt prezantimeve me poster.
– Titulli i Abstraktit: duhet të jetë i shkurtër, pa shkurtime dhe iniciale. Vendndodhja gjeografike dhe koha e studimit duhet përmendur kurdoherë e mundur/nevojshme.
– Autori që prezanton: emri i autorit që prezanton duhet të jetë shtypur i plotë (Emër dhe Mbiemër).
– Përfaqësia: nëse keni një ose më shumë përfaqësi, listoni dhe ju lutem përdorni 1, 2, 3 për radhitjen e tyre.
Struktura e Abstrakteve
Autorët duhet të përdorin nën-titujt e mëposhtëm që të strukturojnë abstraktet e tyre:
– Qëllimi: duhet të adresojë historikun dhe arsyetimin shkencor për këtë studim, si edhe domethënien e temës nën studim për shëndetin publik. Autorët duhet të përshkruajnë rëndësinë e studimit, pyetje (-a; -et) kërkimore dhe objektivat e studimit.

– Metodologjia: duhet të përshkruajë ndërtimin e studimit, vendin (komunitetin, klinikën,
spitalin), pjesëmarrësit në studim, rezultatet e matjeve analitike dhe/ose teknikave
ndërhyrëse.
– Rezultatet: duhet të paraqesin gjetjet kryesore në të dhëna sasiore dhe cilësore, të shoqëruara me intervalet e konfidencës ose nivelet e domethënies të testeve statistikore, sipas përshtatshmërisë.
Gjetjet “negative” si edhe “pozitive” mund të jenë me interes të barazvlefshëm.
Megjithatë, autorët duhet të raportojnë vetëm ato rezultate në lidhje me konkluzionin.
– Konkluzioni: autorët duhet të raportojnë vetëm ato konkluzione që janë të mbështetura drejtpërdrejtë nga të dhënat. Autorët duhet të raportojnë veprimet që rekomandohen të ndërmerren në shëndet publik. Sa të jetë e mundur, autorët duhet të theksojnë madhësinë e ndikimit të punës së tyre kërkimore në shëndet publik.

Procedurat e Vlerësimit
– Të gjitha abstraktet e dorëzuara do të rishikohen nga ekspertët e Komitetit Shkencor sipas kritereve të mëposhtme: (i) risia dhe përkatësia me punën kërkimore; (ii) metodologjia; (iii) ndikimet për kërkimin dhe praktikën e shëndetit publik; (iv) plagjiatura.

Stili i tekstit
Abstraktet duhet të shkruhen në Anglisht, Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me hapësirë njëshe.