Tema 1 tetor 2022: “Qëndrueshmëria e të moshuarve në një botë në ndryshim”
Tema 1 tetor 2022:
“Qëndrueshmëria e të moshuarve në një botë në ndryshim”
Tema për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve për vitin 2022 është: “Qëndrueshmëria e të moshuarve në një botë në ndryshim”. Shihni më poshtë për më shumë informacion. “Qëndrueshmëria dhe kontributet e grave të moshuara”
Pandemia e COVID-19 ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese në tre vitet e fundit, duke intensifikuar ndikimet socio-ekonomike, mjedisore, shëndetësore dhe klimatike në jetën e të moshuarve, veçanërisht të grave të moshuara që përbëjnë shumicën e të moshuarve. Ndërsa gratë e moshuara vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në jetën e tyre politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore, kontributet dhe përvojat e tyre mbeten kryesisht të padukshme dhe të shpërfillura, të kufizuara nga disavantazhet gjinore të grumbulluara gjatë gjithë jetës. Ndërprerja midis diskriminimit të bazuar në moshë dhe gjini, ndërton pabarazi të reja dhe ekzistuese, duke përfshirë stereotipet negative që kombinojnë moshimin dhe seksizmin.
Tema për vitin 2022 e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve shërben si një shenjë dalluese dhe kujtesë e rolit të rëndësishëm, që luajnë gratë e moshuara në kapërcimin e sfidave globale, duke kontribuar në zgjidhjet e tyre me elasticitet dhe guxim. Duke njohur kontributet jetike të grave të moshuara dhe duke promovuar përfshirjen e zërave, perspektivave dhe nevojave të tyre të cilat janë kritike për krijimin e politikave kuptimplota, për të rritur një përgjigje
gjthëpërfshirëse ndaj sfidave dhe katastrofave lokale, kombëtare dhe globale. Kjo ditë është një thirrje për veprim dhe mundësi, që synon për të përqafuar zërat e grave të moshuara dhe për të shfaqur qëndrueshmërinë dhe kontributet e tyre në shoqëri, duke promovuar dialogun politik për të rritur mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve, dhe për të njohur kontributin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm.
Objektivat e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve 2022:
• Të nënvizojë qëndrueshmërinë e grave të moshuara përballë pabarazive mjedisore, sociale, ekonomike dhe gjatë gjithë jetës.
• Të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmirësimit të mbledhjes së të dhënave në mbarë botën, të ndara sipas moshës dhe gjinisë.
• T’u bëjë thirrje shteteve anëtare, entiteteve të OKB-së, UN Women dhe shoqërisë civile, që të përfshijnë gratë e moshuara në qendër të të gjitha politikave, duke siguruar barazinë gjinore .