Siguroni shtëpinë tuaj gjatë dimrit

Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit, por qëndrimi brenda nuk është garanci për sigurinë. Merrni këto masa për të mbajtur shtëpinë tuaj të sigurt dhe të ngrohtë gjatë muajve të dimrit.

Përgatisni shtëpinë tuaj për kushtet e dimrit

  •  Instaloni grilat, siguroni izolimin dhe vendosni dritare me dopio xham.
  •  Izoloni linjat e ujit që shkojnë përgjatë mureve të jashtme.
  •   Pastroni ulluqet dhe riparoni rrjedhjet e çatisë.

Kontrolloni sistemet e ngrohjes

  • Instaloni sistemin e ngrohjes nga profesionistë për t’u siguruar se është i pastër, punon si duhet dhe është i ventiluar në pjesën e jashtme.
  • Kontrolloni dhe pastroni vendin e zjarrit dhe oxhaqet.
  • Instaloni një sinjalizues tymi. Kontrolloni bateritë e tij çdo muaj dhe zëvendësojini ato dy herë në vit.
  • Siguroni një burim të sigurt alternativ të ngrohjes dhe lëndë alternative të ngrohjes në dispozicion.
  • Parandaloni shkarkimin e monoksidit të karbonit (CO).
  • Instaloni një sinjalizues të monoksidit të karbonit (CO) për t’ju njoftuar për praninë e gazit vdekjeprurës, pa erë dhe pa ngjyrë. Kontrolloni bateritë e tij kur ndryshoni orën në vjeshtë dhe pranverë.
  • Mësoni simptomat e helmimit me monoksid karboni (CO):
    • dhimbje koke,
    • marrje mendsh,
    • dobësi,
    • të përzjera në stomak,
    • të vjella,
    • dhimbje në gjoks