Sektori i Fizikës Sanitare

Sektori i Fizikës Sanitare

 

Misioni i Sektorit të Fizikës Sanitare lidhet me procese, praktika dhe programe të kërkimit shkencor, të cilat ndërmerren me qëllim përmirësimin dhe ruajtjen e vazhdueshme, në nivel kombëtar, të parametrave të ndotësve fizik ambientale të gjithë popullatës, për një shoqëri të shëndetshme.

 

Fokusi i punës së sektorit konsiston në:

  • Identifikimi dhe vlerësimi i ndikimit të ndotësve fizikë, që lidhen me zhurmat, vibracionet, optikën, ndricimi natyral/artificial, lazerat, rrezatimin jonizues, rrezatimin jojonizues dhe përqendrimin e radiobërdhamave, temperaturat/ekstremet klimatike dhe lagështia, në shëndetin publik.
  • Grumbullimi/përpunimi i të dhënave nga strukturat rajonale të shëndetit publik dhe institucione që kryejnë matje, në lidhje me faktorët fizikë mjedisor/ industrial.
  • Përcaktimi dhe vlerësimi i treguesve shëndetësor, që lidhen me ekspozimin ndaj faktorëve fizikë (si prevalenca e çrregullimeve të gjumit; prevalenca e besdisjes kronike nga zhurma; vlerësimi higjienik i ndriçimit artificial/natyral dhe ndikimi në shëndet , në grupmoshat shkollore etj.), të cilët janë objekt i mbikëqyrjes, hulumtimit dhe vlerësimit të ndikimit në shëndet.
  • Përgatitja e dokumenteve tekniko-shkencore, si udhëzues, manuale, protokolle për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ndotësit fizikë.
  • Evidentimi dhe përcaktimi shkencërisht i listës së faktorët e dëmshëm fizikë për shëndetin e publik dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.
  • Përgatitja, miratimi në departament dhe zhvillimi i programeve te trajnimit për ndotësit fizike me efekt në shëndet, për të gjithë punëmarrësit dhe institucionet e intersuara në strukturat qendrore dhe rajonale të shëndetit publik.
  • Kontributi për propozime legjislative dhe hartime politikash për mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotësit fizikë, në bashkëpunim me institucione të tjera relevante.
  • Hartimin e paketave informuese dhe edukuese, lidhur me ndotësit fizikë dhe efektet e dëmshme në shëndetin e tyre, me qëllim: sensibilizimin e popullatës, sipas grup-moshave, mbi ndotësat fizikë si dhe informimi/ edukimi mbi efektet e dëmshme në shëndet dhe masat e efektshme për parandalimin e tyre.
  • Bashkëpunimi me strukturat rajonale dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMBS), për hartimin dhe propozimin e normave dhe standarteve në lidhje me faktorët fizikë me efekt në shëndet.
  • Ofrimi i ekspertizës për strukturat qendrore dhe rajonale të shëndetit publik, shërbime të specializuara dhe zhvillim profesional në lidhje me ndotësit fizikë me efekt në shëndet.
  • Në partneritet me ISHP dhe MSHMBS informojnë popullatën, profesionistët e shëndetit publik dhe të tjerët në sektorin publik/privat rreth parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve nga ndotësit fizikë.
  • Bashkëpunimi me institucione kombëtare e ndërkombëtare, për shkëmbim eksperience dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore apo vlerësuese për ndotësit fizikë.