Java e 8-të e OKB-së për Sigurinë Rrugore. 21-27 maj 2025.
Java e 8-të e OKB-së për Sigurinë Rrugore. 21-27 maj 2025.
Lëndimet në trafikun rrugor janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë në mbarë botën, me afro 1,2 milionë njerëz të vrarë dhe deri në 50 milionë të plagosur çdo vit; cilësohen ndër “vrasësit” më të mëdhenj të të rinjve të moshës 5-29 vjeç. Globalisht, më shumë se 1 në çdo 4 vdekje ndodhin tek këmbësorët dhe çiklistët.
Java e 8-të e OKB-së për Sigurinë Rrugore ofron një mundësi për të nxitur veprime në nivel kombëtar dhe lokal për promovimin dhe bërjen të sigurt të ecjes dhe çiklizmit (si mënyra transporti më të shëndetshme, të gjelbra, të qëndrueshme ekonomikisht dhe më të favorshme), duke theksuar ndërhyrjet konkrete dhe specifike që mund të ndërmerren nga palë të ndryshme të interesuara: qeveritë, agjencitë ndërkombëtare, shoqëria civile, bizneset dhe shkollat.
Kjo do të kontribuojë gjithashtu, drejtpërdrejt dhe tërthorazi në arritjen e shumë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.