Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës . Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të...
Më shumëEvents

Dita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarë botërore, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës. Dita Botërore e Osteoporozës organizohet çdo vit në 20 Tetor. Prej vitit 1997 Dita Botërore e Osteoporozës organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Osteoporozës, dhe çdo vit ka patur tema dhe mesazhe specifike. Mesazhi kryesor i këtij viti është: Bëj më të mirën për shëndetin e kockave në çdo moshë! Konsumo ushqime të pasura me kalçium, vitaminë D dhe proteina. Dita Botërore e Osteoporozës 2015, fokusohet në rëndësinë e përdorimit të një dietë të...
Më shumë