Java e Tretë Botërore për Sigurinë Rrugore

Aktivitete për Javën e Tretë Botërore për Sigurinë Rrugore

Nga data 4-10 maj 2015, u organizua fushata ndërkombëtare për Javën e Tretë Botërore të Sigurisë Rrugore, me temë: ‘’Fëmijët dhe siguria ne rrugë’’

Fushata solli në vëmëndje sigurinë për fëmijët në rrugë, inkurajoi veprime për të garantuar më mirë jetën e tyre, dhe për të nxitur një transport të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Mesazhi i kësaj jave ishte: “SHPETONI JETEN E FEMIJEVE

Java e Tretë Botërore për Sigurinë Rrugore dha mundësinë per të organizuar aktivitete, me përfshirje të gjërë, me fokus mbrojtjen e fëmijeve, dhe angazhimin maksimal të moshave për të ciën organizohet kjo fushatë.

Ne daten 7 Maj në shkollën nëntëvjecare ‘’ Niket Dardani’’ Tiranë, nxënësit e kësaj shkolle organizuan aktivitete me përfshirje të gjërë, duke dhënë mesazhe të qarta për rritjen e sigurisë së tyre në shkollë. Performuan shkallën e njohurive për rregullat e qarkullimit rrugor, ekspozuan vizatime me tema për trafikun rrugor, kalimin e rrugës,
respektimin e sinjalistikës rrugore.

Demonstrimi i ndihmës së shpejtë nga vullnetarë të Kryqit të Kuq, për rastet kur ndodhin lëndimet e traumat në rrugë, në ambjentet e shkollës, e beri aktivitetin më terheqës për grupet e nxënësve që ndoqën këto performime.

Qellimi ishte të jepen mesazhe se fëmijët kanë nevojë për mbrojtje më të mirë në rrugë, sidomos kur shkojnë e vijnë nga shkolla, se atyre gjithashtu u nevojitet më shumë edukim në lidhje me sigurinë rrugore, veçanërisht kur janë në moshën 6-10 vjeç dhe zakonisht ecin vetë rrugëve. U theksua prej nxënësve se ata vetë ka nevojë të mësojnë për rreziqet në një moshë të hershme dhe në mënyrën e përshtatshme, që të tregojnë vëmendje ndaj trafikut në rrugë.

Aktiviteti u krye në bashkëveprim me shkollën, Kabinetin Promocional të Tiranës dhe Departamentin e Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.

Në daten 8 Maj në Parkun e gjelbëruar perballë Muzeut Kombetarë, Kabineti Promocional Tiranë, Departamentin e Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik, Kryqin e Kuq, organizuan aktivitete që lidheshin me Javën e Tretë Globale të Sigurisë Rrugore dhe Ditën Botërore të dhenies së ndihmës së shpejtë.

Gjatë aktivitetit grupe të perzgjedhura nga shkollat nëntëvjecare të Tiranës ekspozuan punimet më të mira që lidheshin me konceptimin e tyre për Temën e Javes, u promovua Posteri i Javës , ‘’ Shpetoni Jetën e Fëmijëve ‘’, vizatim i nxënësve. Në disa pika pati demostrime të grupeve vullnetare të Kryqit të Kuq për dhenien e ndihmës së shpejtë. Nxënësit në grupe të organizuara terhoqën vëmëndjen e kalimtarëve që të tregojnë më shumë kujdes gjatë levizjeve në rrugë, të ruajnë jetën e fëmijëve, për më shumë hapsira për këmbësorët, biciklistët etj.

Java e tretë Botërore për Sigurinë Rrugore ishte një mundësi e mirë që u dha për organizimin e këtyre aktiviteteve. Pati përfshirje dhe pjesëmarrje shumë të mirë dhe ia arriti qëllimit në përcjelljen e mesazhve të saj për më shumë siguri për jetën e fëmijëve.

Departamenti i Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit.

12 Maj 2015.

 


Java e Tretë Botërore për Sigurinë Rrugore (2)