Informacion Paraprak

Raste me Antraks kutan në rrethin Tepelenë

Më datë 02.03.2014 Shërbimi Epidemiologjik i rrethit Tepelenë ka njoftuar në Institutin e Shëndetit Publik lidhur me 4 raste Antraks kutan të paraqitura në spitalin e Tepelenës.

Personat janë infektuar nga manipulimi me mishin e një lope të therur sforcimisht (e sëmurë) me datë 22.03.2014.

Zona e prekur i përket fshatit Arrëz e Madhe, Komuna Luftinjë, vatër  kjo e njohur Antraksi, ku në vitin 2003 kanë ngordhur disa bagëti të prekura nga Antraksi.

Personat e prekur po trajtohen në spitalin e Tepelenës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, situata është në kontroll. Vazhdon hetimi epidemiologjik në vatër  për marrjen e masave përkatëse dhe në ditet në vazhdim do të ketë informacion të përditësuar.

Artikullin mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu