BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190204
DTEND;VALUE=DATE:20190205
DTSTAMP:20260520T093740
CREATED:20190204T091602Z
LAST-MODIFIED:20190204T092702Z
UID:8870-1549234800-1549321199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit\, 4 shkurt 2019
DESCRIPTION:DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT 2019-2021 \n“Unë jam\, unë do t’ia dal” \n  \nDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit\, 4 shkurti\, është e vetmja iniciativë\, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani \nDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit\, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona. Në këtë ditë ne kërkojmë angazhimin tuaj për ndërmarrjen e veprimeve pozitive kundër kancerit. Ne besojmë se po të veprojmë sot\, mund të arrijmë objektivin botëror duke zvogëluar me 25% vdekjet e parakohshme nga kanceri dhe sëmundjet jo të transmetueshme. Le të bashkohemi të gjithë në 4 shkurt për një botë me më pak të sëmurë me kancer. \n  \n“Unë jam\, unë do t’ia dal” \n  \nKy mesazh përcjell nevojën që të gjithë\, në mënyrë individuale ose së bashku\, mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të kancerit. \nKanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme\, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët\, familjet dhe komunitetet. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni. \nÇdo vit në 4 shkurt\, kjo ditë fuqizon komunitetet dhe individët në mbarë botën për të treguar mbështetje\, për të ngritur zërin kolektiv\, për të ndërmarrë veprime personale dhe për të rritur presionin te qeveritë tona që të bëjnë më shumë në luftën kundër kancerit. \nKanceri është një çështje shëndetësore dhe njerëzore. Sot\, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga kanceri\, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmërisë në mbarë botën. Sot 1/3 e kancerit mund të parandalohet; kjo na jep të gjithëve çdo arsye për të vepruar. \n  \nDisa nga çështjet më urgjente për kancerin – zbulo se si kanceri na prek të gjithëve\, si dhe fuqinë që kemi për të zvogëluar incidencën në rritje të tij. \n  \n\nNdërgjegjësimi\, të kuptuarit\, mitet dhe keqinformimet\n\nRritja e vetëdijes\, informacioni i saktë dhe njohja e problemit mund të na ndihmojnë që të njohim herët shenjat paralajmëruese\, të bëjmë zgjedhje të informuara për shëndetin tonë dhe të luftojmë frikën dhe keqkuptimet rreth kancerit. \n  \n\nRritja e aftësive të profesionistëve të shëndetit\n\nKanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani. Një ndër mënyrat për të arritur progres në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga kanceri është përmirësimi i njohurive dhe aftësive të profesionistëve të shëndetit për depistimin\, diagnostikimin dhe kapjen e hershme të kancerit\, si dhe kujdesin ndaj tij nëpërmjet ofrimit të trajnimeve për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët e tjerë si psikologë\, punonjës socialë\, etj. \n  \n\nBarazi në marrjen e shërbimeve për të sëmurët me kancer\n\nDiagnostikimi në kohë dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë i barabartë për të gjithë\, pavarësisht se cili je\, cili është niveli yt arsimor\, të ardhurat apo vendi në të cilin jeton. Duke mbyllur hendekun e pabarazisë\, ne mund të shpëtojmë mijëra jetë njerëzish. \n  \n\nParandalimi dhe ulja e rrezikut\n\nTë paktën 1/3 e sëmundjeve kancerogjene janë të parandalueshme duke na dhënë arsyet që të bëjmë zgjedhje të shëndetshme dhe të ndërmarrim strategji parandaluese\, në mënyrë që të kemi mundësi të parandalojmë dhe të ulim rreziqet ndaj kancerit.  \n  \n\nPërtej ndikimit fizik\, ai mendor dhe emocional\n\nKujdesi cilësor për kancerin përshin dinjitetin\, respektin mbështetjen dhe dashurinë. Kujdesi cilësor nuk konsideron vetëm ndikimin fizik të kancerit por respekton mirëqenien emocionale\, seksuale dhe sociale të çdo individi të sëmurë. \n  \n\nTë punojmë të gjithë bashkë\n\nStrategjitë bashkëpunuese që përfshijnë shoqërinë civile\, kompanitë\, qytetet\, organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare\, institucionet kërkimore shkencore dhe akademike\, janë mënyrat më të mira për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen\, si dhe presionin mbi qeveritë për zgjidhje gjithëpërfshirëse për këtë problem. Përpjekjet e përbashkëta na çojnë drejt ndërhyrjeve të mëdha në çdo nivel. \n  \nA E DINI SE? \n9.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri-ky numër parashikohet të dyfishohet në vitin 2030. \n70% e vdekjeve nga kanceri ndodh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nVendet me të ardhura të ulëta kanë më pak se 30% të shërbimeve shëndetësore për trajtimin e kancerit\, krahasuar me 90% të shërbimeve shëndetësore që kanë vendet me të ardhura të larta. \nPërafërsisht 3.7 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëpërmjet strategjive të duhura të parandalimit\, kapjes së hershme\, trajtimit në kohë dhe cilësor të kancerit. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/4-shkurt-dita-boterore-e-luftes-kunder-kancerit-2019-2021/
CATEGORIES:Advertisement,Anentss
END:VEVENT
END:VCALENDAR