BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20211121
DTEND;VALUE=DATE:20211122
DTSTAMP:20260707T190654
CREATED:20211116T115023Z
LAST-MODIFIED:20211116T115023Z
UID:13996-1637449200-1637535599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor.  21 Nëntor 2021
DESCRIPTION:Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor. \n21 Nëntor 2021  \nDita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor\, organizohet çdo vit të dielën e tretë të nëntorit. \nAjo vjen si: \n·         Kujtesë për miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës\, së bashku me familjet e tyre\, miqtë dhe shumë të tjerë që janë gjithashtu të prekur; \n·         Shenjë falenderimi për shërbimet e urgjencës; \n·         Nxitje për reflektim mbi barrën dhe koston e madhe të kësaj fatkeqësie të vazhdueshme për familjet\, komunitetet\, vendet\, si dhe mënyrat për ta ndaluar atë. \n \nVdekjet dhe lëndimet në rrugë janë ngjarje të papritura\, të dhunshme\, traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë\, shpesh i përhershëm. \nÇdo vit\, miliona të tjerë të plagosur dhe jetë të humbura rishtas nga çdo cep i botës i shtohen milionave që tashmë vuajnë. \nDhimbja dhe shqetësimi në fjalë bëhet edhe më i madh\, pasi shumë nga viktimat janë të rinj në aksidente që mund dhe duhej të ishin parandaluar dhe për shkak të reagimit të papërshtatshëm dhe jo në përputhje me cilësinë e jetës\, të qeverive dhe shoqërive respektive ndaj fataliteteve apo lëndimeve në rrugë. \n “Dita” është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të: \n·         Reduktuar viktimat në rrugë;  \n·         Tërhequr vëmendjen në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet rrugore; \n·         Njohur vuajtjet e viktimave të aksidenteve rrugore\, punën e shërbimeve mbështetëse dhe atyre të shpëtimit; \n·         Nxitur qeveritë dhe ata që punojnë për të parandaluar aksidentet ose pë t’iu përgjigjur pasojave dhe nevojës urgjente për veprim. \nKjo ditë e veçantë përkujtimore synon t’i përgjigjet nevojës së madhe të viktimave të aksidenteve rrugore dhe privacioneve të tyre për njohjen publike. \nQë nga miratimi i Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor\, në zbatim të rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB\, kremtimi është përhapur në një numër në rritje vendesh në çdo kontinent. \nTema e Ditës është: “Kujto – Mbështet – Vepro\, për rrugët me shpejtësi të ulët!” \nKy vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030\, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm duke nënvizuar  të gjitha arsyet dhe veprimet e nevojshme në të ardhmen. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-ne-kujtim-te-viktimave-nga-trafiku-rrugor-21-nentor-2021/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/POSTERI-1-2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR