BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20211119
DTEND;VALUE=DATE:20211120
DTSTAMP:20260707T203130
CREATED:20211116T195625Z
LAST-MODIFIED:20211116T195625Z
UID:14004-1637276400-1637362799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:19 Nëntor 2021  Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve
DESCRIPTION:19 Nëntor 2021 \nDita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve \n  \nNë vitin 2000\, u shpall 19 nëntori si Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve. Dhuna ndaj fëmijëve përfshin të gjitha format e dhunës kundër personave nën moshën 18 vjeç\, të kryera nga prindërit ose kujdestarët\, kolegët\, partneri intim ose të huajt. \n  \nÇfarë është abuzimi i fëmijëve? \nËshtë veprimi ose dështimi (neglizhencë) i një të rrituri për të ndërmarrë qëndrimet e duhura\, duke rezultuar në abuzim fizik\, seksual\, emocional. \n  \nAbuzimi emocional është një nga format më të zakonshme dhe të dëmshme të keqtrajtimit të fëmijëve me pasoja afatgjata – duke ndikuar në aftësinë e fëmijëve për t’u ndierë të sigurt dhe të dashur\, në mënyrën se si ata lidhen me të tjerët dhe në vetëvlerësimin e tyre. \n  \nKjo formë abuzimi përfshin: \nTallja (vënia në lojë) e një fëmije \nFajësimi për gjithçka \nPërdorimi i fjalëve të ashpra\, demotivuese \nPërdorimi i frikës për të kontrolluar sjelljen \n  \n  \nPërse ndodh abuzimi i fëmijëve? \nKa shumë arsye dhe faktorë që i bëjnë të rriturit të sillen kësisoj. Prindërit mund të jenë plotësisht të pavetëdijshëm për agresivitetin e forcës që përdorin kur godasin një fëmijë. Një arsye tjetër është mungesa e njohurive për metodat alternative pozitive (empatike) që rezulton në përdorimin e shpeshtë të disiplinës së papërshtatshme dhe të ashpër\, si ndëshkimi fizik. \n  \nFaktorë shtesë që kontribuojnë në abuzimin e fëmijëve përfshijnë: \n  \nPrindi është abuzuar si fëmijë dhe po vazhdon ciklin \nMungesa e aftësive të prindërimit \nVështirësi për të kontrolluar dhe menaxhuar ndjenjat e zemërimit dhe stresin \nKriza të shpeshta familjare \nAbuzimi me drogën ose alkoolin \n  \nPrindërit kërkojnë më të mirën për fëmijët e tyre dhe nuk duan t’i lëndojnë ata. Por disa përfundojnë duke i keqtrajtuar për shkak të mungesës së njohurive dhe strategjive për t’i disiplinuar dhe për t’iu përgjigjur aftësive dhe sjelljeve të vështira të fëmijëve në mënyra të përshtatshme për moshën. \nPër të parandaluar fenomenin e abuzimit dhe pasojat e tij në jetën e fëmijëve\, i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i familjeve. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj dhunës në fillim të jetës kanë më shumë gjasa të bëhen abuzues më vonë\, të kenë probleme shëndetësore\, të jenë në depresion\, të kenë vetëvlerësim të ulët dhe të dështojnë në shkollë. Prindërit që keqtrajtojnë fëmijët e tyre mund të kenë nevojë për ndihmë nga një burim i jashtëm\, si p.sh. një program edukimi prindëror\, një psikolog etj. \n  \nParandalimi i keqtrajtimit të fëmijëve. \nDekada kërkimore kanë treguar se prindërimi efektiv është mënyra më e fuqishme për të parandaluar problemet e sjelljes në vitet e adoleshencës (Kumpfer & Alvarado\, AP\, 2003). Ne e dimë gjithashtu\, se vitet e hershme janë një periudhë kritike në jetën e çdo fëmije\, kur mësojnë aftësitë themelore ndërpersonale\, zgjidhjen e problemeve dhe vetëkontrollin. Është një kohë e rëndësishme që familjet të kuptojnë se si t’ua mësojnë fëmijëve sjelljet pozitive dhe aftësitë e nevojshme për t’u marrë vesh me të tjerët. \nFëmijët mësojnë duke imituar dhe vëzhguar më të rriturit; ndjekja e shembullit të tyre konsiderohet një nga mënyrat kryesore të mësimdhënies. Në këtë kontekst\, kontrolli i stresit dhe zemërimit nga të rriturit\, në mënyrë jo të dhunshme\, është modeli më i mirë i sjelljes që iu përcjellim fëmijëve të vegjël. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/19-nentor-2021-dita-boterore-e-parandalimit-te-abuzimit-ndaj-femijeve/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/poster-dita-nderkombetare-kunder-abuzimit-me-femijet-21.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR