BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20201125
DTEND;VALUE=DATE:20201126
DTSTAMP:20260713T180206
CREATED:20201124T141754Z
LAST-MODIFIED:20201124T141754Z
UID:12598-1606258800-1606345199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:25 Nëntor\, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
DESCRIPTION:25 Nëntor\, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. \nAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”\, e cila përfundon në 10 dhjetor\,Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. \nFushata UNiTE e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara fton qeveritë\, agjencitë e Kombeve të Bashkuara\, organizatat e shoqërisë civile dhe individë nga të gjitha vendet e botës në përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. \nKy vit nuk është si asnjë tjetër. Edhe para goditjes së COVID-19\, dhuna ndaj grave dhe vajzave kishte arritur përmasa pandemike. Globalisht\, 243 milionë gra dhe vajza u abuzuan nga një partner intim gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë\, më pak se 40 përqind e grave që përjetojnë dhunë e raportojnë atë ose kërkojnë ndihmë. \n  \nNdërsa vendet zbatuan masa bllokimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit\, dhuna ndaj grave\, veçanërisht dhuna në familje\, u rrit më shumë; në disa vende kërkesat për ndihmë janë rritur pesë herë. Diku gjetkë\, raportet zyrtare për dhunë në familje janë ulur\, pasi të mbijetuarit e kanë më të vështirë të kërkojnë ndihmë. Mbyllja e shkollave\, problemet ekonomike i lanë gratë dhe vajzat më të varfra; jashtë shkollës\, pa punë dhe më të prekshme nga shfrytëzimi\, abuzimi\, martesa e detyruar dhe ngacmimet. \n  \nNë prill 2020\, ndërsa pandemia u përhap në të gjithë botën\, Sekretari i Përgjithshëm i KB bëri thirrje për “paqe në shtëpi”. 146 Shtete Anëtare u përgjigjën me deklaratën e tyre të fortë të angazhimit. Në muajt e fundit 135 vende kanë forcuar veprimet dhe burimet për të adresuar dhunën ndaj grave si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19. \n  \nSot\, zërat e aktivistëve dhe të mbijetuarve kanë arritur në një pikë  që nuk mund të heshtin ose të injorohen; përfundimi i dhunës ndaj grave do të kërkojë më shumë investime\, drejtësi dhe veprim. Nuk mund të mënjanohen\, duhet të jenë pjesë e reagimit kombëtar të çdo vendi\, veçanërisht gjatë krizës COVID-19. \n  \nDisa fakte \n\n1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre\, nga një partner intim.\nVetëm 52% e grave të martuara ose që kanë një partner marrin vendimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale\, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor.\nPothuajse 750 milionë gra dhe vajza aktualisht\, janë martuar para moshës 18 vjeç.\nGlobalisht 200 milionë gra dhe vajza të moshës 15-49 vjeç i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale.Më shumë se 20 milionë në vetëm shtatë vende (Egjipt\, Sudan\, Guinea\, Xibouti\, Kenia\, Jemen dhe Nigeria) i janë nënshtruar një praktike të tillë\, nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Kjo është më e dukshme veçanërisht midis grave dhe vajzave migrante dhe refugjate.\n1 në 2 gra në të gjithë botën kanë humbur jetën nga partneri ose familjarë në 2017\, ndërsa vetëm 1 në 20 burra kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.\n71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza\, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.\n\n  \nParandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur dhe thelbësor. \nDhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave\, janë probleme të mëdha të shëndetit publik\, dhe shkelje e të drejtave të njeriut. \nDhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik\, mendor\, seksual dhe riprodhues të grave\, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it. \nFaktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë: arsimimin e ulët\, ekspozimin sistematik të një marrëdhënie tensioni midis prindërve\, abuzimin gjatë fëmijërisë dhe pranimin e pavullnetshëm të pabarazisë gjinore. \nPër shumë kohë\, mosndëshkimi\, heshtja dhe stigma kanë lejuar që dhuna kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha – gjë e cila konsiderohet një nga shkeljet më të përhapura dhe flagrante. \nFuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme\, duke përfshirë kuadrin ligjor për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore\, që shpesh vjen si rezultat i qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore jodemokratike. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/25-nentor-dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-ndaj-grave-3/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/poster-web-dhuna-ndaj-grave-2020.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR