BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20201118T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20201124T170000
DTSTAMP:20260714T011126
CREATED:20201120T141800Z
LAST-MODIFIED:20201120T141800Z
UID:12585-1605682800-1606233600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobik 2020
DESCRIPTION:Antimikrobikët – Përdorini  me kujdes! \n  \nÇdo vit\, Java Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobik (AMR)synon të rrisë ndërgjegjësimin në nivel botëror për rezistencën antimikrobike (AMR)\, dhe të inkurajojë praktikat më të mira midis popullatës së përgjithshme\, profesionistëve shëndetësorë dhe politikbërësve për të ndaluar shfaqjen dhe përhapjen e mëtejshme të infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve. \nKëtë vit ne e kemi zgjeruar fokusin e fushatës nga antibiotikët tek të gjithë antmikrobikët pasi rezistenca vazhdon të rritet në një gamë/numër më të madh të medikamenteve. \nTema për Javën Botërore të Ndërgjegjësimit Antimikrobik 2020 është: \n“Të bashkuar për të ruajtur antimikrobikët“ \n  \nÇfarë është rezistenca antimikrobike? \nAMR-ja ndodh kur bakteret\, viruset\, kërpudhat dhe parazitët ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nuk reagojnë më ndaj medikamenteve\, duke e bërë më të vështirë trajtimin e  infeksioneve të zakonshme dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes apo rëndimit të sëmundjes dhe vdekjes. \nNë mbarë botën\, shumë faktorë kanë përshpejtuar kërcënimin e AMR-së – duke përfshirë këtu përdorimin e tepruar dhe keqpërdorimin e medikamenteve te njerëzit\, në blegtori dhe bujqësi\, si dhe qasjen e pamjaftueshme në ujë të pastër\, kanalizime edhe higjienë. \n  \nSë bashku me tre partnerët tanë\, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe OrganizatënBotërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE)\, ne u bëjmë thirrje të gjithëve sektorëve të shoqërisë për t’u mbledhur rreth një axhende të unifikuar për të mposhtur këtë kërcënim që po zhvillohet në shëndetin e mbarë botës. \n  \nPse po rritet AMR? \n➢ Keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antimikrobikëtte njerëzit\, kafshët dhe bimët Keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antimikrobikëve te njerëzit\, kafshët dhe bimët janë faktorët kryesorë në zhvillimin e infeksioneverezistente ndaj medikamenteve. Kontribuojnë gjithashtu praktikat e dobëta të përshkrimit mjekësor dhe zbatimi i duhur i mjekimit nga ana e pacientëve. Për shembull:antibiotikët vrasin bakteret\, por ato nuk mund të vrasin infeksionet virale si ftohjet dhe gripi. Shpesh ato përshkruhen gabimisht për këto sëmundje\, ose merren pa mbikëqyrjen e duhur mjekësore. Antibiotikët zakonisht përdoren edhe te kafshët në ferma dhe në bujqësi.\n➢ Mungesa e qasjes në ujë të pastër\, kanalizime dhe higjienë si për njerëzit dhe kafshët – Mungesa e ujit të pastër dhe kanalizimeve në objektet e kujdesit shëndetësor\, ferma\, mjediset e komunitetit\, si dhe parandalimi dhe kontrolli jo i duhur i infeksionit\, ndihmon shfaqjen dhe përhapjen e infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve.\n➢ COVID-19 – Keqpërdorimi i antibiotikëve gjatë pandemisë COVID-19 mund të çojë në përshpejtimin eshfaqjes dhe përhapjes së rezistencës antimikrobike. COVID-19 shkaktohet nga një virus\, jo nga një bakter dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për të parandaluar ose trajtuar infeksionet virale; përveçse kurjanë gjithashtu të pranishme edhe infeksionet bakteriale.\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-boterore-e-ndergjegjesimit-antimikrobik-2020/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/4BE69799-B752-4051-B61C-A2CD936E80B1.jpeg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20201119
DTEND;VALUE=DATE:20201120
DTSTAMP:20260714T011126
CREATED:20201119T093128Z
LAST-MODIFIED:20201119T093128Z
UID:12575-1605740400-1605826799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:19 Nëntor  Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve
DESCRIPTION:  \n19 Nëntor \nDita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve \n  \n  \nDhuna ndaj fëmijëve përfshin të gjitha format e dhunës kundër personave nën moshën 18 vjeç\, të kryera nga prindërit ose kujdestarët\, kolegët\, partneri intim ose të huajt. \nGlobalisht\, gjatë vitit të kaluar vlerësohet se deri në 1 miliard fëmijë të moshës 2-17 vjeç kanë përjetuar dhunë fizike\, seksuale\, emocionale ose neglizhim. \nPërjetimi i dhunës në fëmijëri ndikon në shëndetin dhe mirëqenien në të ardhmen. \nTë dhëna nga e gjithë bota tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet. \n  \nLlojet e dhunës ndaj fëmijëve \nShumica e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve përfshin të paktën një nga gjashtë llojet kryesore të dhunës që mund të ndodhin në faza të ndryshme të zhvillimit të fëmijës. \n  \nKeqtrajtimi (përfshi dënimin e dhunshëm) përfshin dhunën fizike\, seksuale dhe psikologjike/emocionale\, neglizhimin efoshnjave\, fëmijëve dhe adoleshentëve nga prindërit\, kujdestarët etj.\, më shpesh në shtëpi\, por edhe në mjedise të tilla si shkollat dhe jetimoret. \n  \nBullizmi është sjellje e padëshiruar agresive nga një fëmijë tjetër ose grup fëmijësh të cilët nuk janë vëllai/motra\, dhe as nuk kanë një marrëdhënie intime me viktimën. Bullizmipërfshin dëmtime të përsëritura fizike\, psikologjike ose sociale\, dhe shpesh ndodh në shkolla dhe mjedise të tjera ku fëmijët mblidhen\, ose në internet. \n  \nDhuna nga të rinjtë është e përqendruar ndaj fëmijëve dhe të rinjve të moshës 10-29 vjeç. Ndodh shpesh në mjediset e komunitetit mes të njohurve dhe të huajve\, dhe përfshin ngacmimet dhe sulmet fizike me ose pa armë (si armë dhe thika)\, si dhe dhunën e bandave. \n  \nDhuna nga partneri intim përfshin dhunë fizike\, seksuale dhe emocionale nga një partner intim ose ish-partner. Edhe pse meshkujt mund të jenë viktima\, dhuna nga partneri intimndodh më shpesh te femrat. \n  \nDhuna seksuale \nDhuna seksuale përfshin kontaktet seksuale të përfunduara ose të tentuara me forcë\, aktet me natyrë seksuale që nuk përfshijnë kontakt (si prekjet pa dëshirë ose ngacmimet seksuale)\, trafikimin seksual të dikujt që nuk është në gjendje të pranojë ose të refuzojë\, si dhe shfrytëzimin nëpërmjet internetit. \n  \nDhuna emocionale ose psikologjike përfshin kufizimin e lëvizjeve të fëmijës\, denigrimin\, përqeshjen\, kërcënimet\, diskriminimin\, refuzimin etj. Kur drejtohet kundër vajzave apo djemve për shkak të seksit të tyre biologjik ose identitetit gjinor\, kjo formë dhune konsiderohet dhunë me bazë gjinore. \n  \nNdikimi i dhunës \nDhuna ndaj fëmijëve ndikon të mënyrë afatgjatë në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve\, familjeve\, komuniteteve etj. Dhuna ndaj fëmijëve mund të rezultojë në: \n• Vdekje. Vrasja që shkaktohet nga armë zjarri ose armë të ftohta\, është një ndër tri shkaqet kryesore të vdekjes te adoleshentët\, ku djemtë përbëjnë mbi 80% të viktimave dhe autorëve.\n• Plagosje të rënda. Në shumicën e situatave të dhunës sivrasje apo lëndime për shkak të sulmit fizik\, shumica e viktimave janë kryesisht meshkuj në moshë të re.\n  \n• Dëmtim të trurit dhe sistemit nervor. Ekspozimi ndaj dhunës në moshë të hershme mund të pengojë zhvillimin e trurit dhe mund të dëmtojë pjesët e tjera të sistemit nervor\, sistemin endokrin\, të qarkullimit të gjakut\, riprodhues\, respirator dhe imunitar\, me pasoja të përjetshme. Si e tillë\, dhuna kundër fëmijëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin mendor dhe mund tëketë ndikim në arritjet arsimore dhe profesionale. \n  \n• Përballje me sjellje të rrezikshme për shëndetin.Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të konsumojnë duhan\, të bëhen përdorues të alkoolit dhe drogës\, dhe të përfshihen në sjellje seksuale me rrezik të lartë. Këta fëmijë kanë më shumë shenja ankthi\, depresion\, probleme të tjera të shëndetit mendor\, si dhe mund të përfundojnë në vetëvrasje.\n  \n• Shtatzëni të padëshiruara\, aborte\, probleme gjinekologjike dhe infeksione seksualisht të transmetueshme\, duke përfshirë HIV. Sjelljet jo tëshëndetshme  ndikojnë në rritjen e numrit të disa sëmundjeve.\n  \n• Mundësitë e ndikimit të dhunës te gjeneratat e ardhshme. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën\, të kenë vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e një pune\, dhe janë më të rrezikuarpër t’u dhunuar ose të dhunojnë të tjerët.\n  \nParandalimi dhe reagimi \nDhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës te fëmijët kërkon që përpjekjet në mënyrë sistematike të adresojnë rrezikun dhe faktorët mbrojtës në të katër nivelet e ndërlidhura të rrezikut (individ\, marrëdhënie\, komunitet\, shoqëri). \n  \nNën udhëheqjen e OBSH-së\, një grup prej 10 agjencish ndërkombëtare kanë zhvilluar dhe miratuar një paketë teknike të bazuar në dëshmi të quajtura INSPIRE – shtatë strategji për dhënien fund dhunës kundër fëmijëve. Paketa synon të ndihmojë vendet dhe komunitetet të arrijnë Objektivat eZhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 16.2 për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Këto strategji kanë efekte parandaluese në disa lloje të dhunës\, si dhe përfitime në fusha të tilla si shëndet mendor\, edukim dhe zvogëlim i krimit. \n  \nPërforcimi dhe zbatimi i ligjeve – ndalimi i disiplinës së dhunshme dhe kufizimi i aksesit ndaj alkoolit dhe armëve të zjarrit. \nNormat dhe vlerat ndryshojnë – ndryshimi i normave që lejojnë abuzimin seksual të vajzave ose sjelljen agresive tedjemtë. \nAmbiente të sigurta – identifikimi i zonave të banuara ku ka dhunë dhe adresimi i shkaqeve përmes organeve kopetente për zgjidhjen e proplemeve. \nMbështetja e prindërve dhe kujdestarëve – trajnimi iprindërve. \nTë ardhurat dhe forcimi ekonomik – trajnimi i mikrofinancës dhe barazisë gjinore. \nSigurimi i shërbimeve urgjente – fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës duhet të kenë qasje në kujdes efektiv urgjent dhe të marrin përkrahje të përshtatshme psiko–sociale. \nEdukimi dhe aftësitë jetësore – fëmijët duhet të ndjekin shkollën dhe t’u sigurohet trajnim për jetën dhe aftësitë sociale. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/19-nentor-dita-boterore-e-parandalimit-te-abuzimit-ndaj-femijeve/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/48B5034C-0F95-4CF4-A0E8-EF9664508BE0.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR