BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20201115
DTEND;VALUE=DATE:20201116
DTSTAMP:20260714T030016
CREATED:20201114T164131Z
LAST-MODIFIED:20201114T164131Z
UID:12562-1605394800-1605481199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor
DESCRIPTION:Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor\n15 Nëntor 2020 \n“Veprimi urgjent mbetet i domosdoshëm. Në këtë Ditë Botërore\, unë u bëj thirrje të gjithëve që të bashkojnë forcat për të adresuar krizën globale të sigurisë rrugore.”   \n                                            Sekretari i Përgjithshëm\, Antonio Gueterras. \n  \nAksidentet e trafikut rrugor janë një ndër shkaqet kryesore tëvdekjeve në të gjitha grup–moshat dhe po ashtu\, i humbjes së jetës për fëmijët dhe të rriturit e moshës 5-29 vjeç. Rreziku i vdekjes në një përplasje të trafikut rrugor është mbi 3 herë më i madh në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendet me të ardhura të larta. \nMë shumë se gjysma e vdekjeve nga trafiku rrugor janë midis përdoruesve të rrezikuar të rrugës: këmbësorë\, çiklistë dhe motoçiklistë. Këmbësorët\, çiklistët dhe drejtuesit e automjeteve me motor me 2 dhe 3 rrota dhe pasagjerët e tyre njihen së bashku si “përdorues të rrezikshëm të rrugës”\, dhe përbëjnë gjysmën e të gjitha vdekjeve të trafikut rrugor në të gjithë botën. Një përqindje më e lartë e përdoruesve të rrezikuar të rrugës vdesin në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendet me të ardhura të larta. \nQë nga miratimi i Ditës Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor\, në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme  60/5\, respektimi i dokumentit në fjalë është përhapur në një numër në rritje të vendeve në çdo kontinent. \nDita Botërore është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të zvogëluar viktimat në rrugë. Ajo ofron një mundësi për tërheqjen e vëmendjes në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet rrugore\,për njohjen e vuajtjeve të viktimave të këtyre aksidenteve dhe punën e shërbimeve mbështetëse dhe të shpëtimit. \nJeta nuk është pjesë makine. \nTema bazohet në Shtyllën –3\, të Planit Global për Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore – “Automjete më të sigurta!” Pavarësisht nga përpjekjet e organizuara institucionalepër disiplinimin e situatës \, lloji i lëvizshmërisë rrugore që ekziston në të gjithë botën ende “ushqen” një numër të patolerueshëm të vdekjeve\, lëndimeve serioze dhe sëmundjeve çdo vit – pasojë e menjëhershme e përplasjeve të trafikut rrugordhe përmes ndotjes së ajrit. \nPse i shënojmë ditët ndërkombëtare? \nDitët ndërkombëtare janë raste për të edukuar publikun për çështje shqetësuese\, për të mobilizuar vullnetin politik dhe burimet; për të adresuar problemet globale; për të festuar e forcuar arritjet e njerëzimit dhe si një mjet i fuqishëm i  ndikimit publik. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-ne-kujtim-te-viktimave-nga-trafiku-rrugor/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/92E9DBA8-9734-4C11-92CC-5D758B313692.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR