BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20200504
DTEND;VALUE=DATE:20200505
DTSTAMP:20260717T230801
CREATED:20200502T160606Z
LAST-MODIFIED:20200502T160606Z
UID:11438-1588543200-1588629599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:4 MAJ 2020  DITA BOTËRORE E MELANOMËS
DESCRIPTION:4 MAJ 2020 \nDITA BOTËRORE E MELANOMËS \n  \nQëllimi i Ditёs Botёrore tё Melanomës është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs. \nMelanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit tëlëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina\, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. \nNjohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundësonzbulimin dhe trajtimin e tij\, përpara se sëmundja të përhapet.Melanoma mund të trajtohet suksesshëm nëse zbulohet në kohë. \nShkaku i melanomës nuk është i qartë\, por ekspozimi ndajrrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumërrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. \nMelanoma mund të zhvillohet në të gjithë trupin\, por më shpeshajo zhvillohet në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspoziminë diell\, si shpina\, këmbët\, krahët dhe fytyra. \nKush është më i rrezikuar? \nPersonat më të rrezikuar janë ata që kanë: \n–Lëkurë të bardhë \nTë kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të keshmë pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo tëkuq\, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit\, ju keni më tepërmundësi të zhvilloni melanoma. \n–Djegie nga dielli \nNjë apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës nëmoshën adulte. \n–Ekspozim të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit\, i cili rritrrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës. \n–Nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë tëndryshme të trupit \nTë paturit më shumë se 50 nishane të zakonshme në trup tregonnjë rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu\, edheekzistenca e nishaneve të pazakonta tregon për një tendencë ndajmundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë. \n–Histori familjare të melanomës \nNëse një i afërm\, prind\, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë\, individi ka një mundësi më të madhe për ta zhvilluar atë. \n–Sistem imunitar të dobësuar \nNë këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ataqë i janë nënshtruar një transplanti. \nParandalimi dhe zbulimi i hershëm \nMasa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurësështë një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë: \n•​Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli. \n•​Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15\, atëherë kur ngarkesame rreze UV është më e madhe.  \n•​Të mbahen kapelë\, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. \n•​Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. \n•​Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell\, foshnjatderi në moshën njëvjeçare.  \n•​Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli. \nFakte rreth kancerit të lëkurës \n•​Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimindaj rrezeve ultravjollcë në diell. \n•​Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është idobishëm për njerëzit\, dhe luan një rol të domosdoshëm nëprodhimin e vitaminës D. \n•​Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinjenë gjithë rruzullin. \n•​Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës ngadielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme\, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit tëlëkurës. \n•​Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta përshfaqjen e kancerit të lëkurës\, por ata përsëri preken ngadëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell\, kryesisht te sytëdhe sistemi imunitar. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/4-maj-2020-dita-boterore-e-melanomes/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/B4607AB1-BADE-4CB7-B470-DF812F43C315.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR